Pranga dy shqiptarëve për vjedhje makinash
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar natës që shkoi nga policia italiane me akuzat për vjedhje të rënda dhe të përsëritura të automjeteve në Itali. Sipas burimeve zyrtare të policisë, shtetasit Mihrat Biba dhe Arjan Prenga, u arrestuan ndërsa po grabisnin një automjet, por hetimet e zhvilluara ndaj tyre zbuluan edhe pesë vjedhje të tjera makinash luksoze në parkingje dhe oborret e banesave private. Policia tha se të dy shqiptarët 20-vjeçarë ishin rezidentë në Romë, ndërsa u arrestuan në Magliano dei Marsi, duke u përpjekur për të vjedhur një makinë të parkuar jashtë vendbanimit të pronarit. Gjatë prangosjes policia italiane tha se u ka gjetur edhe disa armë shqiptarëve, të cilat dyshohen se përdoreshin për të trembur apo kërcënuar pronarët e mjeteve nëse ata zbulonin vjedhjen e makinës. Policia ka ftuar qytetarët të bëjnë denoncime të tjera nëse konstatojnë automjeteve të tjera të humbura në këtë zonë.
#