"Fëmijët me autizëm", libri udhërrëfyes në ndihmë të prindërve
TIRANË- "Fëmijët me Autizëm", libri i parë profesional, do të shërbejë tashmë si një udhërrëfyes që do t'u vijë në ndihmë të gjithë prindërve me fëmijë autikë.
I promovuar sot, ky botim i fundit i Fondacionit "Fëmijët shqiptarë", është libri i doktorit klinikist në këtë fushë, Michael Pauers, përkthimi i të cilët është bërë në shqip nga Pranvera Xhelo, me redaktim nga Edmond Tupe, i financuar nga zyra e bashkëpunimit zvicerian, me një fond prej 2 milionë lekësh.
Presidentja e fondacionit "Fëmijët shqiptarë", bashkëshortja e Kryeministrit Berisha, Liri Berisha, tha se libri do të dhurohet falas për prindërit, profesionistët e studentët
Zonja Liri Berisha u shpreh se ky libër synon të lehtësojë jetën e fëmijëve autikë, të udhëzojë prindërit se si duhet të sillen me ta. Të kesh një fëmijë me autizëm, u shpreh ajo, sot është një sfidë e madhe. por në sajë të profesionistëve e ardhmja e këtij kontigjenti fëmijësh është shumë premtuese.
"Botimi përfshin informacion për prindërit mbi diagnozën dhe ç'duhet bërë për të mbërritur deri te diagnoza dhe vlerësimi i problemeve mjekësore që lidhen me këtë trajtim. Ai sjell një qasje të zgjeruar të analizës së aplikuar të sjelljes, AVA që përdoret sot nga terapistët për të modifikuar sjelljet e fëmijëve me autizëm si dhe shtron diskutimet për dinamikën shoqërore që përjeton familja, transformimet që pëson ajo përmes traumës së madhe, përballjeve dhe përshtatjes ndaj kësaj situate", tha Liri Berisha,
Në promovimin e këtij libri, organizuar në Qendrën Rajonale të Autizmit, në Farkë, morën pjesë njerëz të njohur në fushën e shëndetësisë si dhe prindër, të cilët shkëmbyen përvojat e tyre mes njëri-tjetrit.
(d.b/BalkanWeb)