E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashtë në pranga, shkatërruan shtyllat me eksploziv

 Ngjarjet e shumta të dëmtimit të shtyllave të tensionit të lartë janë regjistruar vitin e shkuar, ndërsa autorët e arrestuar akuzohen për ngjarjen në fshatin Kallmet, ku u dëmtuan shtyllat e tensionit të lartë.

Në pranga ranë shtetasit Besmir Lugina, 25-vjeç, banues në Balldren, Xhevahir lugina, 23-vjeç banues në Balldren,  Mhill (Nikollë) Thepi, 20-vjeç, banues në fshatin Spathar, Shkodër, Gazmir Dedaj, 22-vjeç, banues në fshatin Torovicë, Aleksander Boka, 28-vjeç, banues në fshatin Balldren, Ernest Preçi, 47-vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër.

Gjatë veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 50 metër fitil zjarrpërcjellës, 190 kapsolla detonatore, lëndë artizanale për eksploziv, një armë zjarri automatike, katër motoçikleta, një autoveturë, të cilat janë përdorur nga autorët për kryerjen e veprave penale.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprat penale të “vjedhjes me dhunë kryer në bashkëpunim”, “vjedhjes në bashkëpunim”, “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”, “shkatërrim prone me eksploziv e kryer në bashkëpunim”. /Start/

                                                                                             2012-02-16 13:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›