E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë nënë e bir para 15 vitesh, tre në pranga

Me realizimin e operacionit të koduar “Memorja“ ne kuader te se cilit u be i mundur dokumentimi i plotë ligjor i vrasjes së ndodhur 15 vjet më parë si dhe identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në pranga ranë Eduart Banaj, 36-vjeç, Arben Çela, 45-vjeç, si dhe Altin Hoxha, 36-vjeç, lindur dhe banues në Patos, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Roland Likaj, 37-vjeç, banues në Mbrastar Fier. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarakë”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njeri tjetrin më datë 03.04.1997, vendin e quajtur  lagja 1-Maji Patos, kane vrare me arme zjarri në banesën e saj shtetasen Drita Rrapollari dhe djalin e saj Ermal Rrapollari.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.  /Start/

                                                                                             2012-02-16 11:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›