Rojet bregdetare të Rajonit bashkohen kundër ndotjes në dete
Durrës- Rojet bregdetare të vendeve të rajonit që lagen nga ujërat e deteve Jon dhe Adriatik do të marrin masa për të parandaluar ndotjen në det si dhe për rritjen e sigurisë në ujëra.
Situatat e fundit të tragjedive detare në Adriatik dhe Jon kanë shtuar nevojën për një bashkrëndim të mëtejshme të punës mes rojeve bregdetare të rajonit.
Nën moton Sfida të përbashkëta, përpjekje të përbashkëta rojet bregdetare Shqipërisë, Italisë, Kroacisë, Norvegjizë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Greqisë do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta siç do të jetë ajo e shtatorit të këtij viti Adriatik 12.
Roja bregdetare shqiptare po vijon me planifikimin e stërvitjes që do të zhvillohet në ujërat tona territoriale, teksa sot u mbajt në Durrës edhe konferenca lidhur me çështje ku morën pjesë përfaqësues të Rojeve Bregdetare të Rajonit.
Shkrime të tjera me interes:
- Miratohet taksa kundër ndotjes në Australi Dhoma e Ulët e Parlamentit Australian aprovoi me një diferencë...
- Banorët e Elbasanit: Rojet në spitale na kërkojnë para Elbasan- Qytetarët e Elbasanit ankohen se u japin para rojeve...
- Kaosi në Egjipt, gratë bashkohen kundër ushtrisë Egjipt- Mijëra gra egjiptiane zhvilluan protesta në Kajro kundër trajtimit...