Fëmijët, në një festival popullor
Fëmijë nga e gjithë Shqipëria do të ngjiten të hënën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, në festivalin "Çelësi i artë 2009", për të interpretuar këngë dhe valle popullore. Edicioni i 10-të i këtij festivali, që organizohet nga agjencia e spektakleve "Karabashi", synon përçimin e traditës së interpretimit të këngës popullore nga njëri brez në tjetrin.
Në mbrëmjen e veçantë të së hënës, ku do të kremtohet edhe 10- vjetori i këtij festivali, do të jenë pjesëmarrës artistë të mirënjohur shqiptarë, të cilët kanë kontribuar në organizimin e këtij festival. Për të realizuar një shfaqje sa më të mirë të artistëve të vegjël në skenë, është bashkëpunuar me Institutin e Kulturës Popullore, Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, si dhe Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, që në skenë gjithçka të jetë sa më origjinale, si materialet muzikore, tekstet dhe kostumografia. Ky festival realizohet nën kujdesin dhe mbështetjen e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardian Turku.