E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët për mësues e nëna

Për nder të Ditës së Mësuesit dhe të Ditës së Gruas, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës organizon një manifestim kulturor për shënimin e 7 dhe të 8 marsit.

Në shenjë falënderimi për punën e palodhshme të mësuesve, por edhe për të shprehur dashurinë e tyre ndaj nënës, fëmijët e kryeqytetit të Kosovës kanë përgatitur një program të pasur kulturor e artistik.

Manifestimi do të mbahet të mërkurën (më 7 mars), në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, duke filluar nga ora 13.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›