E Diel, 1 Nëntor 2026

Për të mos harruar

Kështu quhet ekspozita e hapur të hënën në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, që për temë ka gjenocidin serb në Kosovë. I pranishëm në hapje ishte edhe kryeministri Berisha, i cili ka falënderuar kryebashkiakun Basha për këtë organizim, dhe ka vlerësuar figurën e Adem Jasharit si kurorë të patriotizmit.

"Asnjë komb pas atij çifut nuk ka njohur gjenocidet e shfarosjet si populli shqiptar. Në këtë histori kemi qindra martirë të rënë, por në tërë historinë, në krye të altarit të lirisë së këtij kombi qëndron vigani Adem Jashari, qëndrojnë Jasharët, si kurorë e patriotizmit shqiptar, si kurorë e lirisë shqiptare.

Në Prekaz gjenden varret e 56 heronjve të sakrifikuar. Kruja e Prekazi janë tempujt e lirisë sonë kombëtare.

Ai, Adem Jashari, zgjodhi rrugën më frymëzuese, më heroike, ai e shndërroi Prekazin në frymëzim për luftëtarët, që shënoi luftën e fundit çlirimtare në Ballkan", u shpreh Berisha në fjalën e tij, ndërkohë që i propozoi kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, ndërtimin e një muzeu të veçantë në kryeqytetin shqiptar kushtuar vetëm vuajtjeve dhe gjenocidit kundër shqiptarëve në këto dy shekuj.

Kjo për shkak se, sipas Berishës, harresa do të ishte një turp i madh për kombin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›