E Shtunë, 31 Tetor 2026

I blejnë ‘Farat’ e Weiwei

Një pjesë e veprës së njohur “Farat e Lulediellit”, të artistit kinez Ai Weiwei, që u krijua nga 10 tonelata fara porcelani, është blerë nga galeria londineze e artit Tate Modern.

Në fakt, Galeria Tate Modem ka blerë rreth tetë milionë fara porcelani, nga 100 milionë riprodhime porcelani të lulediellit sa janë gjithsejtë. Pra, ato përbëjnë më pak se një të dhjetën e veprës origjinale të Weiwei.

Të 100 milionë farat e porcelanta të lulediellit fillimisht u ishin vendosur në dyshemenë e hollit të galerisë që njihet si Turbine Hall.

Edhe pse kjo galeri fillimisht kishte planifikuar hapjen e veprës edhe për vizitorët, pak kohë pas ekspozimit, për shkaqe shëndetësore vepra “Farat e Lulediellit” është mbuluar, me arsyetimin se ekziston rreziku nga pluhuri i porcelanit.

Ndryshe, secila farë e porcelanit është prodhuar nga mjeshtër artizanalë të qytetit kinez Jingdezhen, i cili njihet për prodhimin e veprave perandorake kineze.

Pas shitjes së 10 tonelatave të farave të veprës së Ai Weiwei, thuhet se farat e mbetura do t’i kthehen artistit kinez.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›