E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët që sdëgjojnë, QSUT ndan fondin për 10 pacientë

Pas vitesh pritjeje, ndizet një dritë shprese për t’u rikthyer dëgjimin fëmijëve që lindin me një mangësi të tillë.

Deri më 15 shtator QSUT-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe ISKSH-ja do të japin një përgjigje të saktë për mënyrën si do të sigurohet fondi për të realizuar implantin koklear te të paktën 4 pacientë. Burime pranë këtyre institucioneve pranuan për gazetën se është ngritur një grup pune dhe po negociohet për të gjetur burimet financiare.

Këto negociata u paraprinë nga një mbledhje në muajin qershor e drejtuar nga ish-zv.ministri Bardh Spahia. Gazeta ngriti shqetësimin e prindërve për shërbimin e munguar dhe çështja shkoi deri në Kryeministri nga ku iu kërkua Ministrisë së Shëndetësisë të merrte urgjentisht masa për të nisur operacionet. Janë 20 fëmijë të cilët presin në radhë për të kryer këtë operacion, i cili, ndonëse lehtësisht i realizueshëm, është ndër më të shtrenjtët. Koston e tij e rrit pajisja që duhet t’u vendoset të vegjëlve në mënyrë që të rikuperojnë dëgjimin. Ajo kushton rreth 22 mijë euro. Implanti kokelar u rikthen 100% dëgjimin të vegjëlve që kanë lindur me një problem të tillë.

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes “Panorama”, versioni print)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›