E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedura për regjistrimin në hipotekë

19/08/2009  Formulari që duhet plotësuar për të bërë regjistrimin për herë të parë të apartamentit

Për hipotekimin e pallatit në zonat e regjistrimit fillestar afati kohor është 20 ditë

Pasi keni blerë një shtëpi me anën e një kontrate të nënshkruar te noteri ju personalisht duhet të plotësoni një formular në hipotekë. Vetëm kështu banesa juaj ligjërisht bëhet pronë e juaja. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar procedura të ndryshme për rastet kur prona është truall, godinë e papërfunduar ose apartament i banuar. Për të gjitha shërbimet që kryen zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik.

Formulari

Në formularin e kërkesës, kërkuesi duhet të shënojë qartë emrin, mbiemrin, adresën e saktë dhe/ose orientimin faktik të vendndodhjes, si dhe numrin e telefonit dhe/ose numrin e telefonit celular. Çdo kërkesë, sipas datës së paraqitjes, regjistrohet në regjistrin elektronik të kërkesave, ku shënohen numri dhe data e paraqitjes së kërkesës, si dhe data e përfundimit të aplikimit, sipas rendit kronologjik. Regjistri elektronik i kërkesave kontrollohet çdo ditë nga regjistruesi i zyrës, i cili është përgjegjës për përmbajtjen dhe zbatimin e radhës në trajtimin e praktikave. Të dhënat e këtij regjistri ruhen për një vit nga data e hedhjes së tyre.

Hipotekimi

Për hipotekimin e pallatit në zonat e regjistrimit fillestar afati kohor është 20 ditë. Sipas burimeve zyrtare nga ZRPP-ja, për hipotekimin e pallatit në zonat pa regjistrim fillestar, afati kohor është 30 ditë. Nëse nuk respektohen këto afate, parashikohen sanksione. Sipas rregullave të vendosura për shërbimet nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, gjoba është 150 lekë në ditë për çdo ditë vonese. Sa i përket regjistrimit të pasurisë në karabina nevojiten si dokumente, një shkresë përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar lejen e shfrytëzimit, leja e ndërtimit e miratuar nga KRRT-ja, leja për sheshin e ndërtimit e dhënë nga organi kompetent, planvendosja e miratuar nga KRRT-ja, akti i piketimit të objektit, si dhe akti i kolaudimit të objektit.

Aktet noteriale që duhen në hipotekë

Akt-noterial për fshirje të kufizimeve të pasurisë ose fshirje të hipotekimit

Akt-noterial për hipotekim ligjor

Akt-dhurimi i ndërtesës i përgatitur nga komisioni i përbashkët i bashkisë

Deklaratë e anëtarëve të familjes bujqësore për zgjedhjen e një përfaqësuesi të ri të familjes bujqësore

Deklaratë e për heqje dorë nga pasuria

Deklaratë noteriale

Deklaratë noteriale e kufitarëve

Deklaratë noteriale e kufitarëve që preken nga saktësimi

Deklaratë noteriale e pronarit

Dëshmi trashëgimie noteri/ gjykatë

Dëshmi trashëgimie nëse prona i kthehet trashëgimlënësit noteri/gjykata

Dokument për marrëdhëniet me truallin noteri/AKKP, KNT i fshatit

Dokumenti i kalimit të pronësisë në të cilën të jenë nënshkrimet e anëtarëve të familjes dhe të trashëgimtarëve të anëtarit të saj ose përfaqësues me prokurë

Kontratë dhurimi

Kontratë dhurimi me kusht

Kontratë e marrëdhënieve me truallin

Kontratë e shitës së truallit midis Këshillit të Rrethit/Bashkisë dhe blerësit

Kontratë e shitjes nëpërmjet AKP-së dhe blerësit për objektin kontratë e shitjes së banesës

Kontratë e shitjes së objektit

Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të Rrethit dhe blerësit

Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të Rrethit/Bashkisë dhe blerësit

Kontratë e shitjes së truallit pas 01.08.1991

Kontratë midis themelueseve

Kontratë nënqiraje

Kontratë noteriale midis pronareve

Kontratë pjesëtimi ose vendim gjykate noteri/gjykatë

Kontratë qiraje

Kontratë shitje

Marrëveshje noteriale e lidhur ndërmjet subjekteve kufitare për ndryshimin e kufirit

Miratim i pronarit

Akt-noterial për heqje dorë nga pronësia

Kontratë këmbimi

Akt-noterial për marrëveshje kufizuese

Kontratë shitje me rezervë

P3 Shitje trualli dhe/ose ndërtesë nga person fizik

Tarifa: 1500 lekë

Taksa e shërbimit: 300 lekë

Gjoba ditë/ vonese: 150 lekë

Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë

Afati max. i procedurës: 30 ditë pune

Dosja

Kodi Emri i dokumentit Institucioni lëshues

N29 Kontratë shitjeje Noteri

A13 Certifikatë pronësie Zyra vendore e RPP

A15 Kartela e pasurisë Zyra vendore e RPP

H2 Harta treguese e pasurisë Zyra vendore e RPP

Regjistrimi fillestar

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është duke zbatuar procesin e regjistrimit fillestar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces synon të përfundojë regjistrimin në rreth 500 mijë pasuri urbane në qytetet kryesore, përfshirë Tiranën, Durrësin, Shkodrën, Lezhën, Kavajën, Fierin, Lushnjën, Vlorën, Sarandën dhe Elbasanin, përfshirë edhe Korçën me fonde të BE-së.

Kërkesat

Kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridike, të fitimit apo kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurive të paluajtshme, ndarjes apo bashkimit të tyre, kontratave të qirasë, kërkesëpadive, kopjeve të vërtetuara, planeve të rilevimit, marrjes së certifikatave të pronësisë, regjistrimit në hipoteka etj., bëhen në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›