E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet rrefehen teksa japin lamtumiren

Anisa Ymeri
"Nena" e tyre shkoi. Femijet e kinemase, tani jane pa Xhanfize Kekon, ikonen e filmave qe per vite me radhe qene ushqimi i kinemave dhe ekranit te vetem te televizionit shqiptar. Lamtumire dhe perulje para trupit te saj te pajete mesditen e djeshme, jo vetem nga personalitete te kinemase, letrave, teatrit, por edhe pak vemendje nga politika. Ata, femijet e dikurshem, tani jane prinder vet. Shume prej tyre i kane kapercyer kufijte e Shqiperise per te ndertuar jeten gjetke. Te tjere jane ketu, por kinemaja eshte per ta vetem "Na ishte njehere...", pasi jeten e kane ndertuar larg saj. Megjithese te tjetersuar, nese i sheh me vemendje, arrin t'i dallosh. Tre prej femijeve te filmit "Tomka dhe shoket e tij" jane aty, ne vargun e gjate te atyre qe presin te perulen mbi trupin e pajete te regjisores Keko. Nje tis perhumbjeje qe verehet lehtesisht ne syte e tyre. Nje nder ta eshte edhe Fluranc Ilia. Apo Guri, te "Tomka dhe shoket e tij", s'mund te jete larg vemendjes ne kete dite lamtumire. "Ajo eshte nene e filmave shqiptare per femije, rrefen Fluranci. Sot eshte nje dite e dhembshme, pasi ne vetem mund te perkulemi para trupit te saj dhe nuk mund ta takojme, t'i degjojme zerin e embel. Por, ama emri i saj s'ka per te qene kurre larg kinemase shqiptare dhe sidomos nga filmi per femije".
E dhembjen me te madhe e ndjejne ata qe befas nje dite e kane te pamundur t'i degjojne zerin "nenes" se tyre. Asaj gruaje pasiononte qe i shnderroi ne personazhe, duke i dhene forma aq te deshiruara per shqiptaret atij brumi te njome prej femije.
"Une kam pasur fatin te jem Guri, te "Tomka dhe shoket e tij" - rrefen Fluranci, pasi qe perulur para trupit te saj. Te merresh me femijet eshte teper e veshtire, por ajo dinte si te na mbeshtillte me shume dashuri, te na mesonte mire se c'duhej te benim, te na fuste ne rol dhe te na nxirrte ne pah ate cka ne ishim. Ndaj edhe keta filma jane te pavdekshem, pasi femijet nuk jane gje tjeter vecse vetvetja e tyre".
E rrefimet nuk reshtin, as kujtimet nga sheshet e xhirimit. Genci Mosho, nje tjeter personazh i filmit "Tomka dhe shoket e tij", shprehet: "Ne jemi femijet e filmave te saj. Kjo eshte nje humbje shume e madhe jo vetem per kinematografine shqiptare, por nje humbje per femijet. Por shpresoj qe te dale ndonje regjisor i ri, qe ta coje para punen e saj, te vijoje te beje filma per femije. Pasi qe puna dhe pasioni i saj qe na shnderruan ne personazhe ne, te vegjelve".
Kompozitori Lalo kthehet te "Tomka..."
Pos femijeve, filmat kane muziken e tyre te paharrueshme. Aleksander Lalo eshte nje nder ata qe ka realizuar me shume muzike filmash shqiptare. E udhes jane tokur me Xhanfize Kekon. Firmen e tij mban muzika e filmave "Tomka dhe shoket e tij" e "Mimoza llastica", dy prej filmave me te dashur te kinematografise shqiptare. Kujtimet nga shesh-xhirimi nuk mungojne, dhe Lalo rrefen duke u kthyer pas, pasionin e saj te madh. "Maniake i thoshim ne ne ate kohe, shprehet Lalo, pasi kerkonte qe cdo gje te ishte ne vendin e vet. Por kur arrihet ne kete pike, ne themi qe ka shume art. Kam kujtime shume te bukura me te. Eshte si ajo pune eshte si e mesuesve, qe mbajme mend me shume ata qe na vene 4, pra me te veshtiret. Ajo na ka nderuar edhe ne bote me filmat e saj per femije, e tani qe nuk do te jete me... eshte humbje e madhe". Ka ndodhur qe per hir te nje kenge, qe i duhej per Luften e Dyte Boterore, qe do e kendonin gjermanet ne kampin e ngritur ne shtratin e lumit Osum, kompozitori Lalo ka dale ne kerkim te dikujt qe dinte t'i binte sazes. E duket se fjala e saj ishte urdher i patjetersueshem!
E ajo ka per te mbetur jo vetem ne historine e kinemase shqiptare si e para kineaste e regjisore e filmave per femije, por do te kujtohet nder breza per pasionin e saj te pashuar per punen me femijet.
Berisha: Dite zije per boten artistike
Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe ne nderim te se pares kineaste femer ne Shqiperi dhe regjisores se filmave per femije Xhanfize Keko, e cila u nda nga mengjesin e 22 dhjetorit. Pos shenimit ne librin e pershtypjeve Berisha u shpreh: "Sot eshte nje dite zie per boten artistike dhe kulturore shqiptare. Xhanfize Keko ishte nje nga personalitetet me te shquara dhe me te suksesshme te filmit shqiptar. Ajo sot ndahet nga familja dhe nga shoqeria te ciles i sherbeu me perkushtim shume te madh. Ajo ndahet nga bota e artit, por le pas nje trashegimi shume te pasur, te cmuar ne arkivin e filmit shqiptar". Per nder te saj, u perkul edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›