E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka Marreveshje me gjermanet per spitalet

Nje marreveshje per bashkepunim te mjekesise shqiptare dhe asaj gjermane eshte nenshkruar pak dite me pare ne Gjermani, gjate vizites se ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka. Ky i fundit ka kerkuar zgjerimit te bashkepunimit te deritanishem midis institucioneve tona shendetesore. Po keshtu, Ndoka vleresoi rezultatet e arritura ne trajtimin mjekesor te disa pacienteve shqiptare te semure me semundje te patrajtuara ne vendin tone. "Nderkohe qe, pervec vizitave mjekesore, fushat e bashkepunimit te shtrihen edhe ne shkembimet e pervojes dhe ndihmen ne pajisje dhe ekspertize nga mjeket e rrjetit te spitaleve te Fondacionit "St. Franziskus", thekoi Ndoka. Pala gjermane shprehu mbeshtetje per programin e reformave shendetesore ne Shqiperi dhe pranuan kerkesen per dergimin e nje grupi ekspertesh, per te asistuar legjislacionin e ri shendetesor dhe procesin e implementimit te tij ne Shqiperi.
Nje tjeter pike e rendesishme ka qene edhe binjakezimi i qyteteve shqiptare me ato gjermane. Gjate takimeve te kryera me drejtues vendore eshte rene dakord per nisjen e procesit te njohjes dhe binjakezimit midis Bashkise se Recklinghausen dhe Bashkise se Rreshenit ne Shqiperi. Kjo synon ndjekjen e nje programi shkembimesh midis punonjesve te bashkise, trajnime profesionale, shkembime midis shkollave etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›