E Diel, 1 Nëntor 2026

Femijet shkruajne Si do te jetojme ne ne te ardhmen - katastrofa e ernobilit

Fshati Bartholomevka ne Juglindje te Bjellorusise. Cdo centimeter aty eshte i kontaminuar nga radioaktiviteti. Ketu eshte realitet ajo cka aktualisht njerezit i tremben ne Japoni nje territor gjigant i rrezatuar si pasoje e katastrofes atomike.

Shtepite jane evakuuar pasi 25 vjet perpara ne Ukrainen fqinje shpertheu reaktori i Cernobilit. Shiu dhe era e kane sjelle ketu radioaktivitetin ne nje distance prej 140 km.

Mareike Aden sheh pasojat e vazhdueshme te katastrofes atomike

Mjafton te qendrosh ketu tre muaj per t u konfrontuar me nje sasi vjetore radioaktiviteti qe shkencetaret e konsiderojne te rrezikshme. Ende pa mberritur vijne policet te cilet mbikqyrin zonen e bllokuar. Une kam nje leje nga autoritetet lokale. Kushdo qe nuk ka nje leje te tille duhet te llogarise me nje gjobe prej rreth 90 eurosh. Policet nuk jane te kenaqur qe jane te ngarkuar te punojne ne kete zone por skane tjeter mundesi thone ata.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shtepite jane evakuuar - pallat i braktisur ne nje rajon prane ernobilit

Ne nje fshat te harruar Mareike Aden takon Jelena Mujitschenko

Gjendja eshte e frikshme. Si do te jetojme ne ne te ardhmen kane shkruar ne mur nxenesit e shkolles perpara se te largoheshin. 135.000 vete gjithsej jane zhvendosur ne rajone te tjera te Bjellorusise. Mareike Aden takon ne nje fshat te harruar Jelena Mujitschenko. 80 vjecarja jeton ne mes te zones se rrezatuar sikur te mos kete ekzistuar katastrofa e Cernobilit. Ajo eshte krenare per kerpudhat qe ka mbledhur dhe fillon te paketoje disa prej tyre por une kurre nuk do ti haja ato kerpudha. Une e pyes ate se si eshte e mundur qe vazhdon te banoje ketu. Jelena Mujitschenko Autoritetet donin me te largonin prej ketej nje here e pergjithmone. Por une nuk pranova Une nuk largohem nga vendlindja ime. E sa per rrezatimin ah e dashur ai ndodhet kudo ne bote. Une mbledh ne pyll manaferra dhe kerpudha dhe i ha ato. Djali dhe burri i saj me te cilet ajo ka jetuar ketu kane vdekur. Por me siguri qe vdekja e tyre s ka pasur te beje me rrezatimin thote gruaja.

Une jam e shokuar por nese e ve veten ne vendin e saj arrij ta kuptoj qe ajo nuk do te largohet nga shtepia e saj. Rrezatimi eshte si te thuash nje armik i padukshem. Uji i burimit shijon ashtu si edhe me pare me tregon ajo.

Bildunterschrift Fotografi e vitit 1989. Te porsalindurit ne rajon ende sot kane shkallen me te larte te semundjes nga kanceri i tiroideve

Ekspertet kembengulin se pasojat jane nen kontroll

Largohem prej pyjeve te rrezatuara. Vetem pak ore duhet te qendrosh ne zonen e ndaluar pa veshje mbrojtese me kane keshilluar ekspertet e Greenpeace. Vazhdoj ne drejtim te Jugut ne qytetin 140 km larg Gomel. Edhe ketu perpara 25 vjetesh ra shi i kontaminuar me radioaktivitet. Aty takoj ekspertin e rrezatimit Keinigsberg. Ne javet pas katastrofes ai punonte ne reaktor. Sot ai drejton komisionin shteteror te rrezatimit - dhe me siguron se pasojat e Cernobilit jane nen kontroll.

Jakov Keinigsberg Ajo s ka influence ndaj jetes se njerezve. Ne i kemi pasojat nen kontroll. Por ne periudhen e pare pas aksidentit eshte e vertete ka pasur shume jod radioaktiv ne ajer dhe ne ushqime. Asokohe nuk ka pasur perkujdesje per kancerin e tiroideve - e si rrjedhoje kjo semundje eshte shtuar shume. Shume raste te kancerit te tiroideve - ende nje nga problemet e medha. Une vizitoj qendren e specializuar kunder kancerit te tiroideve ne Gomel.

Kur mjekja shefe e pavionit Maria Tulupova me thote se femijet ketu pas Cernobilit jane semurur 45 here me shpesh me kancerin e tiroiedeve une shokohem. Fale donacioneve dhe specialisteve nga Gjermania qysh nga fillimi i viteve nentedhjete diagnostikimi dhe kurimi ne Gomel eshte ne nivele moderne. Maria Tulupowa Aksidenti i Cernobilit ka pasur pasoja vecanerisht te renda ndaj prenataleve dhe atyre qe kane qene nen moshen 16 vjec. Tek keto grupmosha tiroidet kane absorbuar nga ajri shume jod radiaktiv.

Rasti i Natascha Korawajewas

Mbi 160.000 paciente jane trajtuar deri tani ne qendren e Gomelit Natasha Koravajeva eshte njera prej tyre. Tri here eshte operuar ajo si femije sot 26 vjecarja per shkak te kancerit te tiroideve cdo vit i duhet te vije per kontroll. Pamjet televizive te javeve te fundit nga katastrofa atomike ne Japoni i ringjallin asaj shume kujtime thote Natasha.

Natascha Korawajewa Une jo vetem kam frike per japonezet por per te gjithe boten. Rrezatimi radioaktiv eshte rrezik per te gjithe ne. Ne e kemi perjetuar kete Aksidenti ndodhi ne Ukraine por ne u semurem. Natasha duhet te shkoje ne pune une kam lene takim me prinderit e saj Vladimir dhe Jelena. Ata ende e ndiejne veten fajtore qe nuk kane mundur ta mbrojne me mire nga rrezatimi radioaktiv vajzen e tyre. Natasha ishte nje vjec kur reaktori shpertheu ne ajer.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Viktimat perkujton cdo vit

Jelena Korawajewa Natasha ishte nje nder te parat qe u semur. Une nuk mund te pyesja askend. Kanceri i tiroideve perpara ka qene i rralle ne Bjellorusi. Por une e dija qe ky eshte nje organ me rendesi jetike dhe pyeta veten. Cfare do te thote kjo per te ardhmen e femijes tim nese i hiqen tiroidet Cfare do te behet me ne Une kam kaluar shume nete pa gjume. Ndiej edhe sot dhimbje kur ma kujtojne kete dhe me duhet te flas per kete. Fjalet e nenes se Natashes as mua s me hiqen nga mendja teksa vazhdoj rrugen drejt Institutit shteteror te Radiologjise. Ne hyrje te tij shoh shenjen radiaktive - ne formen e nje gonxheje. Ky me duket mua si nje simbol.

Radioaktiviteti eshte per autoritetet ketu dicka e rutines se perditshme dhe drejtori Viktor Averin perpiqet largoje cdo shqetesim Viktor Averin Une dua te theksoj se ketu ne Bjellorusi ne kemi kontrolle mjaft te rrepta rrezatimi. Kjo garanton qe p.sh. te gjitha ushqimet e prodhuara te jene te cliruara prej radioaktivitetit. Cdo gje qe ndodhet ne dyqanet tona eshte e paster dhe e parrezikshme.

Keshtu e ka jeta - njerezit perpiqen te mbijetojne

Por kur hyj ne pazarin e Gomelit kam megjithate mjaft dyshime. Vertete ka direktiva te forta por a funksionojne kontrollet Duhet te jete e veshtire qe te shkosh te blesh me nje pasiguri te tille. Nje blerese ruse Kontrolle behen. Bujqit duhet te kene kujdes se ku kullosin bagetia. Ne na duhet te hame dhe vazhdojme te jetojme ketu atehere perse te shtrojme pyetje Keshtu eshte

Njerezit ne Gomel vazhdojne te vuajne ende prej katastrofes se Cernobilit. Aq me shume shpresoj qe nje gje e tille te mos perseritet per japonezet. Ne fund me vjen disi turp per lehtesimin qe ndiej kur largohem prej Gomelit.

Autor Mareike Aden/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›