Ne Siri vazhdon gjakderdhja - Reagime te ashpra nderkombetare

Presidenti amerikan Barack Obama ka denuar ne menyren me te ashper dhunen brutale kunder demonstruesve. Ne deklaraten e tij thuhet qarte Ne kerkojme qe presidenti Assad te ndryshoje kursin dhe te respektoje te drejtat dhe aspiratat e popullit te tij. Obama ka kerkuar ndalimin e menjehershem te perdorimit te shemtuar te dhunes kunder protestave. Presidenti i Sirise Bashar al-Assad po i lejon vetes qe te mbeshtetet nga Irani per te nenshtruar popullin e vet akuzoi Obama. Presidenti amerikan i referohet si duket burimeve sipas se cilave Siria po perdor edhe teknike iraniane per spiunimin e opozites.
Njerezit nuk genjehen me me premtime boshe
Edhe Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon ka kerkuar nderprerjen e menjehershme te dhunes dhe respektimin e te drejtave te njeriut kumtoi nje zedhenes i tij ne New York. Ban ka kerkuar nje hetim transparent te goditjeve vdekjeprurese tha zedhenesi i tij. Autoritetet siriane duhet te respektojne te drejtat e njeriut te drejten per lirine e fjales dhe grumbullimit si edhe ate per nje shtyp te lire ka theksuar Ban.
Bildunterschrift Pamje nga protestat
Dhunen kunder demonstruesve paqesore e ka denuar edhe Parlamenti Evropian. Gjakderdhja duhet ndalet menjehere po ashtu si arrestimet pa dallim vrasjet dhe torturat kerkoi presidenti i Parlamentit Evropian Jerzy Buzek. Njerezit nuk genjehen me me premtime boshe tha ai. Regjimi i Sirise duhet ti kuptoje me ne fund shenjat e kohes dhe ti vere ne jete reformat e premtuara tha Buzek. Ministria e Jashtme franceze i kerkoi Damaskut te filloje dialogun me opoziten dhe te hape udhen e reformave demokratike.
E premtja e zeze per Sirine
Edhe te shtune pati te vrare.Sipas te dhenave te deshmitareve okulare focat e sigurimit ne Siri kane hapur zjarr ndaj kortezhit te permortshem te demonstranteve te vrare diten e premte. Me kete rast jane vrare ne afersi te Damaskut tre opozitare njoftuan agjencite e lajmeve. Trupat siriane te sigurise vepruan te premten me brutalitetin me te madh kunder undershtareve te qeverise te cilet dolen me mijera neper rruge pas heqjes se gjendjes se jashtezakonshme e cila ishte ne fuqi per gati 50 vjet me radhe. Numri i te vrareve gjate protestave te se premtes eshte rritur ne menyre dramatike. Sipas te dhenave te grupeve opozitare jane vrare te pakten 88 persona. Kjo e premte ishte dita me e pergjakshme qe prej fillimit te protestave kunder regjimit te Assadit para nje muaji. Forcat policore kane perdorur kunder demonstruesve gaz lotsjelles dhe arme zjarri. Nderkohe qe snajperistet kane qelluar prej cative te shtepive.
Autor AG/Lindita Arapi
Redaktoi Bahri Cani