E Diel, 1 Nëntor 2026

Femijet shqiptare ne Festivalin Nderkombetar te Aktrimit

Pas me teper se dy muajsh provash te perditshme me femijet aktore, grupi i Qendres Kombetare te Kulturore te Femijeve, qe punoi per venien ne skene te nje shfaqjeje te plote, ne shqip dhe italisht, niset drejt Italise. Nga datat 26-31 korrik 2008 ne shtetin fqinj, edhe femijet shqiptare do te konkurroje mes trupave te aktoreve te vegjel nga e gjithe bota, ne nje festival nderkombetar te aktrimit, ku do te mbylle garen, ne naten finale. "Na ishte njehere... nje zemer". Shfaqja qe do vihet ne skenen italiane, realizohet e mbeshtetur ne femije italishtfoles, te zgjedhur me kujdes posacerisht per pjesen, kercimtare e kengetare, qe do te ndihmoje ne shfaqjen e vlerave te QKKF ne skenat kombetare e nderkombetare. Pjesa "Na ishte njehere...nje zemer", me teme gjakmarrjen, eshte shkruar dhe perkthyer ne italisht nga Ardita Repishti, regjia eshte realizuar nga Nigda Dako, nderkohe qe per kolonen zanore eshte punuar nga Agim Rreza. Sipas drejtoreshes Repishti, "arritja e nje realizimi te tille skenik, ku femijet marrin mbi vete peshen e paraqitjes se nje teme te rende si gjakmarrja, me mesazhin e madh te faljes, te kapercimit, te ndertimit te nje shoqerie civile e moderne dhe, sipermarrja e paraqitjes para botes prej femijeve, e nje Shqiperie qe synon zhvillimin e integrimin, eshte per t'u admiruar".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›