Policia, dy ne kerkim per 15 kile heroine
TIRANE - Dy persona te tjere, jane ne ndjekje te policise, pasi jane organizatoret e trafikut te 15 kilogrameve heroine, te kapur mbremjen e dy diteve me pare, ne operacionin e koduar "Autostrada". Lajmi eshte bere i ditur nga burime te uniformave blu, qe jane duke u marre me hetimin e ketij trafiku. Burime nga Policia e Shtetit kane saktesuar gjithashtu se droga ishte e destinuar te shkonte ne Itali, ku do te shitej. Nderkohe qe, ajo ka hyre nga kufiri shqiptar me Maqedonine. Gjate dites se djeshme jane zhvilluar disa operacione dhe kontrolle ne disa pika ne Durres, Kavaje dhe ne Tirane, ne ndjekje te personave qe konsiderohen si organizatore. Ne pyetje eshte marre dhe i arrestuari Lutfi Shabani, i cili ka treguar se ishte transportuesi i sasise se heroines dhe nuk ishte organizatori. Ai eshte sjelle ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ku diten e sotme pritet qe te njihet me masen e sigurise ne Gjykaten e Krimeve te Renda.
Policise duket se i kane shpetuar nga arrestimi i dy diteve me pare, dy persona, qe konsiderohen si organizatore dhe emrat e tyre nuk behen te ditur, pasi ata jane ne ndjekje. Kjo gje ka sjelle qe kontrollet te vazhdojne dhe gjate dites se djeshme, por pa nje rezultat. Burime nga grupi hetimor kane treguar, dje, se te kerkuarit kane organizuar gjithcka per kalimin e lendes narkotike per ne drejtim te Italise, ku me pas do te shitej. Sipas tyre, ata kane sjelle 15 kilogramet e droges nga Turqia, duke e futur permes doganes me Maqedonine. Ata kishin siguruar dhe rrugen qe do te kryente sasia e madhe e lendes narkotike ne drejtim te shtetit fqinj, te pertej Adriatikut.
Me pas, droga do te shitej ne disa qytetet, ku pritej te fitoheshin jo pak por me shume se 2 milione euro, nese shitej me pakice. Gjate nates se djeshme, uniformat blu dhe specialistet e antidroges ne Policine e Shtetit, kane marre ne pyetje te arrestuarin Lutfi Shabani. Ai ka pranuar lenden narkotike, pasi ajo u gjet ne makinen me te cilen ai udhetonte. Por gjate deshmise, sipas burimeve, Shabani ka deklaruar se ishte thjesht transportuesi dhe se persona te tjere kishin organizuar trafikun ne drejtim te Italise. Lenda e madhe e sasise se heroines, u kap ne Golem te Kavajes, kur Lutfi Shabani, ishte duke udhetuar me nje makine "BMV", me targa italiane, ne drejtim te qytetit te Durresit, ku me pas, me ane te detit, do te mberrinte ne Itali. Shabani kishte pak kohe qe ishte liruar nga burgu, i denuar per trafik te lendeve narkotike. Ai kishte pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.
Hetimet nga Prokuroria e Krimeve te Renda
Prokuroria e Krimeve te Renda, eshte ajo e cila po merret me hetimin e ketij rrjeti trafikimi. Dhe pse arrestimi i Lutfi Shabanit, 37 vjec, eshte bere ne flagrance nga uniformat blu, dosja e ketij trafiku ka mberritur tek Krimet e Renda. Sipas te dhenave, keta te fundit do te kerkojne masen e "arrestit me burg", per te arrestuarin e "Autostrades".