Status quo-ja e re, rrezik per te ardhmen e vendit
Driton Avdiu
Nuk eshte e larget koha, bile na kujtohen fare mire betimet e perbetimet e politikanwve aktuale se bisedat qe udhehiqeshin me Serbine nuk kishin te benin fare me statusin, por me poziten e "komunitetit" serb ne shtetin e Kosoves. Bisedimet vazhdonin, ndersa pushtetmbajtesit trumbetonin se ne keto "bisedime teknike" nuk po bisedohej per statusin. Por cfare doli nga keto bisedime te njohura? Doli nje pako, ne fakt nje propozim-pako, e cila kishte referenca ekskluzive ne raport me shtetin e ardhshem qe do te dilte nga ajo pako dhe qe ne fakt e gjymtonte qe ne themel funksionalitetin e ketij shteti. Pra, me nje fjale, prekte drejtperdrejt ne statusin e Kosoves.
Shkeputja juridike e Kosoves nga Serbia pas 17 shkurtit eshte vertet arritje qe duhet te pershendetet, por nga ana e pozites nderkombetare te Kosoves pas kesaj date, ky akt krijoi nje nderlikim edhe me te madh institucional dhe juridik, me efekt te drejtperdrejte praktik edhe ne jeten e qytetareve te Kosoves. Kjo mund te mbeshtetet ne nje fakt te thjeshte: ne efektin qe ka ky status jo i njohur si shtet i pavarur nga te gjitha shtetet anetare te Bashkimit Evropian. Kjo ndikon ne procesin e perafrimit te Kosoves drejt mekanizmit te stabilizim-asocimit. Ketu nuk po flasim per kushtet praktike qe duhet t'i permbushe Kosova ne kuptim te plotesimit te kritereve te veta te brendshme ekonomiko-politike qe shtron ky proces para secilit vend-kandidat, por per pengesat serioze politike qe dalin ne kete rrugetim per shkak te mosnjohjes se Kosoves si shtet nga se paku pese shtete anetare te bllokut.
Tani edhe pse de jure e pavarur nga Serbia, pas shpalljes se pavaresise se mbikeqyrur, te kushtezuar dhe te kufizuar (gjithmone sipas Pakos se Ahtisarit, e cila konfliktin shqiptaro-serb e le te pazgjidhur ne thelbin e tij), prania e misioneve civile nderkombetare ne Kosove vetem sa shtohet ne numer dhe raportet ndermjet tyre jane te papercaktuara akoma qarte edhe sot e kesaj dite. Pervec kesaj, rikonfigurimi i tere i pranise civile nderkombetare ne Kosove (sepse eshte absurde te pretendohet qe po rikonfigurohet vetem UNMIK-u, por bashke me te edhe ICO dhe EULEX-i, perderisa keta tre mekanizma po krijojne raporte te reja ndermjet tyre qe nuk ishin te parapara, madje as sipas zgjidhjes se propozuar te Ahtisarit), ne njefare menyre po ia hap deren gjashte kerkesave te ish-ministrit serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhiq, te drejtuara ne adrese te Ban Ki Munit, per t'iu ndalur ne ndihme "nevojave te komunitetit serb" ne gjashte fusha kyce, qe shkojne ne nje vije me "ndarjen funksionale" ndermjet serbeve dhe shqiptareve ne Kosove.
Pra, as ndarja e sanksionuar sipas Pakos se Ahtisarit ne mes te popullit shqiptar dhe pakices serbe, sado qe eshte e thelle dhe e ashper, sipas pikepamjes se zyrtareve serbe nuk garanton mbrojtje te mjaftueshme te interesave te pakices serbe ne Kosove. Prandaj, Serbia shkon edhe nje hap me larg. Dhe cka eshte me interesantja, per ta bere kete hap Serbia perdor elemente qe gjenden neper tere pakon e propozuar te Ahtisarit. Pikerisht rreth ketyre pikave pritet te perqendrohen tani bisedimet e reja "teknike" ndermjet Republikes se Serbise dhe autoriteteve te Kosoves dhe qe do t'i "facilitoje "(lexo shqip: lehtesoje, ndihmoje) shefi ri i UNMIK-ut Lamberto Zanier, nje diplomat karriere i specializuar me diplome akademike ne parandalimin e konflikteve.
Duke qene me shume degjues dhe zbatues te "keshillave te miqve nderkombetare", duke mos ofruar asnjehere ne keto nente vjet qe nga paslufta e kendej asnje nisme, ide apo platforme, e cila do te ishte ndryshe nga deshirat dhe interesat e nderkombetareve dhe e cila do te ishte ne funksion te interesave te pergjithshme, por edhe te perditshme te qytetarit te Kosoves, veprim ky qe do te ishte me se normal per perfaqesues te denje te popullit, udheheqesit e institucioneve te Kosoves po hyjne ne nje valle ku nuk do t'i kene gjithmone afer per t'i mbajtur per dore "miqte nderkombetare" (fundja deklarojne gjithnje se perfaqesojne nje shtet te pavarur dhe sovran). Pra, po futen ne nje terren mjaft te rreshqitshem dhe te paparashikueshem politik, pasojat e te cilit perseri do t'i vuaje me se shumti populli shqiptar i Kosoves.
Kjo status-quo, jo vetem qe nuk iu shkon per shtat interesave te vendit ne teresi, por as vendosjes se nje stabiliteti te qendrueshem e afatgjate ne kete kend te Evropes Juglindore ne pergjithesi. Por duke shkelur kahere ne interesat kombetare e publike, keto figura dyshoj se do te jene ne gjendje ta bejne ndonje kthese per te mbare. E kete kthese mund ta bejne vetem njerezit e pakenaqur te Kosoves qe nuk jane pak, te organizuar ne subjekte qe nuk mund ta pranojne vazhdimin e mosperfilljes se vazhdueshme te interesave te qytetareve tane.
(Autori eshte sekretar per Marredhenie me Publikun i Levizjes per Bashkim)