Zbulohen 32 planete jashtë sistemit diellor
Astronomët në Europë kanë arritur të zbulojnë 32 planete të rinj, të njohur si eksoplanete jashtë sistemit tonë diellor, duke i shtuar kështu provat, hipotezës që në univers ka shumë vende në të cilat mund të zhvillohet jetë. Me anë të një teleskopi të qëndrës së astrofizikës për Europën Jugore, të njohur si HARP studiuesit kanë arritur të shpjegojnë se 6 nga planetet e rinj janë disa herë më të mëdhenj se toka, çka do të thotë se ekziston mundësia që në këto planete, zhvillimi i jetës të ketë një probabilitet zhvillimi 30 % më të lartë nga sa mendohej më parë. Me këtë zbulim, shkon në 75 numrin i planeteve të zbuluar, nga 400 që mendohet se janë jashtë sistemit diellor. Shkencëtarët shpjegojnë se për të gjetur vendndodhjen u është dashur të vëzhgojnë me teleskop 100 netë në vit në 5 vitet e fundit. Nisma u mbështet nga 15 vende europiane.