Femra e godet për vdekje motoçklistin

Një femër me veturën e sajë duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushtet e rrugës, ka goditur një motoçikletë të cilën e drejtonte një mashkull, i cili si pasojë pëson lëndime vdekjeprurëse.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Uglar të Gjilanit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë e dyshuara dhe dy pasagjerë meshkuj, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjarëve, ndërsa e dyshuara është arrestuar pas intervistimit është dërguar në qendrën e ndalimit./Indeksonline/