Ia shesin veturën 40 mijë euro gjermanit

Janë arrestuar tre të dyshuar në Gjilan pasi që të njëjtit i kanë marrë veturën në shërbim një shtetasi gjerman e më pas e kishin shitur në vlerë 40 mijë euro.
Rasti ka ndodhur me 14 të këtij muaji, ndërsa dje policia kishte ndërmarr një operacion për kapjen e të dyshuarve.
Vetura e tipit “Ford Galaxia” ende nuk është gjetur,por hetimet përkitazi me rastin janë duke vazhduar. /Indeksonline/