Femrat Vip të çmendura pas Luis Vuitton
Këngëtaret e estradës gjithmonë vishen firmato! Këtë gjë e kanë vërtetuar tash e sa kohë. Puna që bëjnë dhe udhëtimet e ndryshme në mbarë botën, u mundësojnë atyre që të bëjnë shopping dhe të blejnë veshje për skenë dhe për përditshmëri. Sa janë të dhëna femrat vip pas gjërave firmato, e vërtetojnë edhe fotot të cilat po i publikojmë. Të gjitha kanë dëshirë të duken bukur, dhe vrapojnë pas robave të shtrenjta. Një gjë që bie në sy kohëve të fundit është “reklamimi” me çanta të firmës “Louis Vuitton” që është bërë e modës jo vetëm në estradën tonë dhe në ballkan, por edhe në mbarë botën. Vitin e kaluar me çantë “Louis Vuitton” kemi parë këngëtaren Adelina Ismaili e cila është fotografuar gjatë qëndrimit në New York ku ishte atje për koncerte, kurse këtë vit me po të njëjtën firmë kemi parë këngëtaret Genta Ismajli dhe Tuna Sejdiu. E para gjatë udhëtimit jashtë Kosovës, kur paparazzi ka kapur atë në aeroport, ndërsa Tuna me një çantë të kësaj marke është parë gjatë paraqitjes në koncertin e zëdhënësit të saj në Tetovë, javës së kaluar.