E Diel, 1 Nëntor 2026

Zajmina arrin suksesin e vërtetë në Kosovë



Suksesi i Zajminës kohëve të fundit po vërehet edhe në Kosovë. Ajo është shumë e dashur dhe e kërkuar atje për publikun. Këtë gjë e vërtetojnë edhe dy çmimet e fituara tek festivali “çelësi Muzikor 2010”. Me këngën “Me sy të penduar”, nën vulën e Elgit Dode, këngëtarja është ndarë e kënaqur me dy çmime shumë të rëndësishme. Vendi i dytë i festivalit që ndahet nga juria, dhe çmimi “Zico Tv” që ndahet nga organizatori, bënë që Zajmina të largohet si një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të shpërblyera. Vajza e famshme gjithashtu tregon se veshjet provokative e kanë ndihmuar atë drejt arritjes së suksesit. “Ndoshta edhe mund të jetë. Ky është stili im që nga fillimi dhe duke e parë që ka sukses e vazhdova deri më sot. Skena po e kërkon një gjë të tillë, por nga ana tjetër edhe vet i dua këto veshje sepse më pëlqejnë pa masë”, thekson Zajmina, ndërsa më tej për thashethemet e ndryshme që flitet në shtypin rozë ajo tregon: “Pluhur mund të këtë sikurse ka dhe të vërteta sepse edhe ne jemi njerëz si çdo njeri tjetër. Disa gjëra vërehen më shumë te ne sesa te një person i zakonshëm, por kemi pranuar të jemi persona publik dhe duhet t’i pranojmë kritikat dhe jo vetëm komplimentet”. Këngëtarja gjithashtu tregon se të gjitha gjërat në jetën e saj i bën me vetëdije. “Me vetëdije natyrisht. Në disa raste nuk del ajo që kërkoj, mirëpo insistoj që t’i bëj gjërat ashtu siç dua dhe si më pëlqejnë mua. Jam shumë e sinqertë dhe ndoshta nganjëherë humb nga sinqeriteti i madhe që kam”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›