Zbulohen autorët e këngës me pullë të kuqe të Oltës së BB3
klotilda harka
Një këngë që edhe pse nuk transmetohet në asnjë kanal muzikor, ka pasur shumë klikime në youtube, dhe mjaft komente në media. Dhe kjo pasi për javë të tëra u komentua se bëhet fjalë për një këngë me fjalor pornografik të krijuar posaçërisht për ish-banoren e BB3, Olta Sheta. Në fakt është tendencë e të kënduarit në stilin rap, ku vargjet janë realitet dhe ku mund të thuhet gjithçka. Por djemtë e dy grupeve të reja muzikore “Omerta” ft “Grand Thugz” të cilët janë bërë bashkë për t’u kushtuar një këngë vajzave të përdala me titull “Kokrra e k…” tregojnë të vërtetën e tyre. Ndoshta kjo këngë i ka bërë me famë dhe të pëlqyer nga fansat e tyre virtualë pasi për pak ditë fituan çmimin e internetit në Gjilan në finalen e çelësit Muzikor 2010. Adonis Dollapi, i njohur me emrin Lazy i grupit “Omerta” tregon të vërtetën për këngën e përfolur:
Adonis, si mund të prezantohesh për fansat e tu që nuk dinë asgjë më shumë veç këngëve tuaja?
Unë quhem Adonis Dollapi, njihem me nick name-in Lazy Omerta dhe këndoj në grup me djemtë Jmc dhe Papi. Kam jetuar prej dhjetë vitesh në Hollandë dhe Finlandë. Tani merrem me muzikë në Tiranë, jam 21 vjeç dhe i fejuar.
I fejuar? Po ç’ju shtyu të realizoni një këngë me titull kaq banal “Kokrra e k…s”?
Në fakt, po e vërtetë është që teksti ashtu si titulli i kësaj kënge është banal. Por vargjet nuk kanë një autor të vetëm, pasi secili nga këngëtarët e grupit “Omerta” dhe “Grand Thugz” kanë shkruar pjesën e tyre. Ideja na lindi t’u kushtojmë një këngë femrave të tilla që i ndesh shpesh në çdo vend të botës, jo vetëm këtu te ne pasi janë pjesë e jetës sonë.
Dihet që reperat bazohen në realitet, po në këtë këngë si djem të rinj që jeni mos ndoshta ka më shumë fantazi se realitet?
Jo, absolutisht nuk është fantazi pasi çdo gjë që kemi thënë në vargjet e këngës është realitet, siç e thatë dhe ju si repera që jemi… Pra ajo çfarë themi na ka ndodhur, nuk janë vargje thjesht për të mbushur tekstin. Jemi përballur shpesh me femra të tilla në Tiranë, edhe pse unë personalisht kohët e fundit jo, pasi jam fejuar dhe nuk jam marrë më me to.
Nëse lexon komentet në youtube, shumë fansa ju gjykojnë për mënyrën se si ju i këndoni femrave. ç’mund të thuash?
Ne sot jetojmë në 2010 dhe realiteti është realitet. Ka shumë femra që i duan djemtë vetëm për para ose famë. Dhe ne na ka ndodhur vetë disa herë. Pastaj muzika që krijojmë ne është rap dhe kuptohet mirë se çfarë ka brenda.
Kënga gjendet në youtube në dy variante, në variantin me fotot tuaja, dhe në variantin tjetër me fotot e Oltës së BB3. është e vërtetë që ia keni kushtuar asaj siç u përfol?
Këngën e kemi realizuar para dy muajsh. Ishte ideja e Young-j i cili është edhe producenti ynë (Grand Records - J-Beatz production). Ai e hodhi pjesën e tij si fillim pastaj na pëlqeu ne çunave dhe e realizuam. Me sa e di unë vetëm në youtube është dhe nuk transmetohet diku tjetër. Një ditë pasi doli në youtube me foto tonat, një fans ma publikoi këngën në profilin tim në Facebook të modifikuar me fotot e Oltës…
Pra po thoni që ju nuk e keni krijuar për të, e njihnit më parë Oltën?
Realisht jo. Dhe mund të them që personalisht mu duk një budallallëk i madh se unë nuk kam pse hyj në jetën e një personi që nuk e njoh dhe s’e kam idenë kush është. Gjithashtu edhe çunat e “Omerta & Grand Thugz” nuk e njohin.
Pas kësaj u kontaktuat nga vetë Olta apo të afërm të saj?
Pak ditë më vonë unë takova një kushërirë të Oltës, e cila më pyeti nëse kënga jonë i ishte kushtuar Oltës apo jo?! Unë i thashë: “Jo, s’e kam idenë kush është Olta, pasi nuk e njoh dhe s’e kam takuar kurrë”.
Si grup i ri që jeni, cila është krijimtaria juaj deri tani dhe si do prezantoheni më tej?
Muzika që ne bëjmë është Hip Hop, R’n’b, Rap, Old School & Underground. Ne kemi këngë pa fund sa as vetë s’e dimë sa janë konkretisht, pasi siç ju thashë kemi studion tonë “Grand Records”, ku i realizojmë të gjitha këngët tona. Aktualisht ne jemi në realizimin e klipit të tretë me « Max production ». Deri tani kemi pasur sukses të madh me këngën “Artileri e rond” në bashkëpunim me çunat « Grand thugz ». Shumë shpejt dalin edhe albumet tona.
Vargje nga kënga
Thugzat në party lets get it startin si gjithmon V.I.P
kokën e kthejn femnat shpërthejn i kena në seri
të shof dhe ty të ulme në cep me gotën me kola dhe jake
kome e mi kome edhe mendjen s’e vret më e përfolura në qytet
ej çohesh ngadal të shef çdo djal se format i ke perfekt
futesh në pist duke lëviz vëmendjen ti do me e tërheq..
fillon me ma lujt, je ylli mi dreq më shef si shpirt i keq.
afrohesh ngadalë me mu po do me nejt zemër s’kom faj un jom i shtrenjtë