E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat ankohen ndaj partnerit 7.920 minuta në vit

Femrat kalojnë 7.920 minuta në vit duke u ‘ankuar’ tek partnerët e tyre, për shkak të punëve në shtëpi, daljeve me shokët dhe shëndetit.

Siç duket, femrave u pëlqen që ‘t’u bien në qafë’ partnerëve të tyre, duke shpenzuar rreth dy orë e gjysmë çdo javë apo 11 orë në muaj duke u shfryrë mbi partnerin. Shifrat bëhen të ditura nga një studim që ka përfshirë 3.000 persona.

Numri më i madh i femrave ankohen ndaj partnerit për mosbashkëpunimin në punët e shtëpisë. Pastaj vijnë ankesat për daljet dhe pirjet, dhe në rend të tretë vjen grindja për mosshkuarjen e mashkullit te mjeku.

Hulumtimi ka treguar se shumica e femrave nuk turpërohen nga grindja, derisa 87% e femrave pranojnë se e shfrytëzojnë këtë metodë për ta bindur partnerin që ta bëjë atë që duhet.
është interesante se shumica e meshkujve, rreth 83%, thonë se femrat gjithmonë kanë të drejtë kur ankohen.
(e.n/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›