E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendorët: Qeveria tëzhbllokojë pagesat

VLORE- Drejtues të Bashkive dhe komunave të majta kanë zhvilluar një takim në qytetin e Vlorës në lidhje me problematikat që po hasin nga ana e qeverisë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës deklaroi për mediat se vendorët e konsiderojnë të paligjshëm vendimin e qevrisë për bllokimi e pagesave. Sipas qeverisë, vendimi është marrë pasi disa njësi vendore janë debitore ndaj OSSH-së, por vendorët paralajmërojnë kundërshtime në rrugë politike dhe ligjore.

“Ky akt është i pajustifikuar, i paligjshëm dhe pa asnjë precedent në historinë 20 vjecare të shtetit demokratik shqiptar. Ky akt është pjesë e agresionit politik të qeverisë Berisha kundër bashkive të opozitës në 5 vitet e fundit. Agresioni përfshin kufizimin e tarifave, uljen e grantit për qeveritë vendore, uljen e të ardhurave nga legalizimet dhe mohimin e të drejtës së qeverive vendore për të marrë kredi. Bllokimi me urdhër i pagesave për qeveritë vendore me justifikimin se ato nuk kanë kryer pagesat ndaj OSSH-së, kompani tashmë private, është një akt tërësisht arbitrar që nuk mbështetet në asnjë arsye shtetërore” theksoi kryebashkiaku i Vlorës.

Shoqata e autonomisë vendore shprehet e vendosur për të kundërshtuar vendimin e qeverisë në rrugë politike dhe gjyqësore ndërsa i bën thirrje qeverisë qëndrore të zhbllokojë menjëherë pagesat për vendorët.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›