Haradinaj: Takimime Thaçin, i parëndësishëm
PRISHTINE- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të parëndësishëm takimin që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë një konference për shtyp, Haradinaj, tha se shtrëngimi i duarve me liderin e PDK-së, në një ambient feste, nuk nënkupton afrim të koncepteve mes dy partive politike.
Ndryshe gjatë konferencës të mbajtur të shtunën, lideri i AAK-së, siç raportojnë mediat kosovare, tha se shkaktar për korrupsionin në Kosovë, është shefi i Qeverisë. Sipas tij, nuk ka mundësi që korrupsioni të jetë aq prezent në Qeveri, dhe kryeministri Thaçi të mos jetë në dijeni.
Haradinaj i kujtoi Thaçit se nuk mund të deklarohet se është kundër korrupsionit, e në anën tjetër ta ndaj rrogën e tij për fonde që kanë për qëllim mbrojtjen e atyre që akuzohen për korrupsion.
Kryetari AAK-së përsëriti domosdoshmërinë e mbajtjes së një tryeze kombëtare si mundësi, siç tha ai, për ta nxjerrë Kosovën nga kriza.
(e.n/tg/BalkanWeb)