Gana e para në grupin Dbarazim me Australinë
RUSTENBURG- Gana ka barazuar 1-1 me Australinë në ndeshjen e dytë, duke marrë edhe kreun e grupit D me 4 pikë. Ka qenë një ndeshje me emocione ajo e luajtur në Rustenburg, ndërsa “Kangurët” kanë treguar një tjetër formë në krahasim me ndeshjen ndaj Gjermanisë në raundin e parë.
Madje, Australia gjeti golin e para me anë të Holman në minutën e 11-të, pas një gabimi të portierit ganez, por nuk ka mundur të ruajë dot fitoren. Në minutën e 25-të Gana arriti të barazonte, pas një penalltie të shkaktuar nga Herri Kjuell për një prekje të topit me dorë në vijën fatale të portës.
Nga pika e bardhë i zakonshmi Gian Asamoah nuk fali duke barazuar shifrat. Më pas, ganezët e kanë zotëruar ndeshjen, por përpara portës kanë qenë shumë të pasaktë, megjithë gjuajtjet e shumta.
Në fund të ndeshjes edhe Australia ka rrezikuar në dy momente, por shifrat e takimit nuk ndryshuan deri në fund.
Me pikën e marrë sot, Gana merr kreun e grupit D me 4 pikë, 1 më shumë se Gjermania, me të cilën do të përballet në ndeshjen e fundit. Ndërkohë, Australia mori pikën e parë dhe mban gjallë shanset për të kaluar në turin tjetër.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s