E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja e 6 vjecaresNëna: Vajzat nuk tregojnë,është pabesi

KUKËS- “Vetëm shpresa po na mban, asgjë tjetër” kështu shprehet mes lotëve nëna e vogëlushes 6 vjecare të zhdukur rreth një muaj më parë.
Misteri i humbjes së Bleonës vazhdon të jetë i njëjtë, edhe pas 30 ditësh të mbushura me hetime e kërkime nga të gjitha anët.

Pesë vajzat që ndodheshin në 22 maj me Bleonën e vogël, vazhdojnë të shprehen se nuk kanë parë e nuk kanë dëgjuar asgjë, atë ditë në kullotat e Bjeshkëve e Zapodit.
NEWS24 ka intervistuar këtë herë njërën nga vajzat, Rudinën e cila tregon se i është dukur cudi që kushërira e Bleonës (Qamilja) kishte marrë me vete vogëlushen, ndërsa as pohon e as mohon që ndonjëra nga vajzat të ketë pasur të dashur që e ndiqte në mal.
“Unë nuk di gjë, kur e pashë Qamilen që kishte marrë me vete vajzën u habita. Nuk e di nëse ndonjëra nga vajzat ka të dashur, unë për vetë nuk kam, por nuk besoj që i dashuri të ngjitet deri në mal, edhe mbretëreshë të jesh nuk vjen njeri deri atje lart” tregon Rudina.

Nëna e Bleonës shprehet e habitur se si vajzat mund të kenë humbur nga sytë vogëlushen vetëm në 5 minuta.
“Nuk mund ti akuzojmë kur nuk kemi prova, por ky është një tmerr, një pabesi, një trishtim i madhe dhimbje pa fund.”

Ndërkohë 2 vajzat, halla e Bleonës dhe shoqja e saj Gentiana të shoqëruara disa ditë më parë për hetime në Prokurorinë e Krimeve të Renda në Tiranë, janë lënë të lira pas dëshmive të dhëna përpara ekspertëve.
Ditën e zhdukjes së Bleonës së vogël në kullotë ishin 5 vajza, të cilat u shpërndanë në të njëjtën kohë për të kthyer bagëtinë në momentin e humbjes së vogëlushes.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›