E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat e pranojnë: Nuk ekziston asnjë mashkull perfekt

Share

Ju femra që keni ndërmend të kërkoni mashkullin perfekt, lexojeni këtë shkrim.

Një studim me 2 mijë femra ka zbuluar se asnjë mashkull nuk është perfekt. Në total, femrat e vlerësojnë mashkullin e tyre si 69 përqind perfekt. Ankesat për sjelljet e meshkujve janë të shumta dhe femrat janë tepër të qarta se çfarë kërkojnë.

Gjeni më poshtë 20 problemet kryesore që shohin femrat tek meshkujt:

-Nuk shkojnë mirë me familjen e saj

-I përdorin asaj furçën e dhëmbëve

-E lënë banjon të pisët

-I urrejnë shoqet e saj

-Nuk janë të mirë me fëmijët

-Janë dembelë

-Kanë një mjekër që nuk e rruajnë kurrë

-I presin thonjtë dhe i lënë vend e pa vend

-I japin makinës si të çmendur

-Ndjellin ters

-Janë djalosha mamaje

-E përdorin tualetin me derën hapur

-Hedhin rrobat e palara në dysheme

-I kanë qimet e fytyrës të çrregullta

-E kritikojnë atë për mënyrën si i jep makinës

-Lëshojnë gazra vend e pa vend

-Nuk u pëlqejnë qentë

-Nuk i ndihmojnë në pastrimin e shtëpisë

-Shohin shumë sport

-Nuk i ndihmojnë me gatimin

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›