E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat e shëmtuara, pr/ligji zimbabvian kundër AIDS-it

HARARE-Politikani zimbabvian, Morgan Femai, ka “shpikur” një metodë origjinale për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së shekullit, AIDS, në shtetin e tij.
Si preventivë, Femai ka thënë se gratë e infektuara me virusin HIV, i cili e shkakton sëmundjen, duhet detyruar të lahen më rrallë dhe të qethin flokët tërësisht, në mënyrë që të mos jenë joshëse për meshkujt dhe në këtë mënyrë të mos e përhapin sëmundjen.

Senatori ka thënë në një konferencë se kjo sëmundje vdekjeprurëse përhapet pasi meshkujt nuk mund t’i rezistojnë bukurisë dhe joshjes së gjinisë së bukur.

Për këtë arsye mendon se duhet futur në fuqi, i cili do t’i obligonte ato që të shpenzojnë më shumë mund për t’u dukur sa më pak atraktive dhe kështu të mbrojnë meshkujt nga vetë ato.

“Propozimi im për qeverinë është që të miratojë ligjin, i cili do të detyronte gratë që të qethin kokat, ashtu siç bëjnë sektet apostolike. Përveç kësaj, ato nuk duhet të lahen shpesh, pasi prej aty rrjedhin të gjitha problemet”, ka thënë senatori Femai, duke iu adresuar pjesëtarëve të një seminari parlamentar, kushtuar AIDS-it.

Femai është anëtar i partisë më të madhe opozitare në Zimbabve, Lëvizja për Ndryshime Demokratike.
Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, ky shtet afrikan është përballur me problemin në rritje të përhapjes së HIV-it. Sipas përllogaritjeve, më shumë se 14 për qind të banorëve të Zimbabvesë vuajnë nga kjo sëmundje që përhapet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.

Por deklaratat e Femait, të publikuara në internet, kanë nxitur zemërimin e qytetarëve, të cilët kanë postuar me qindra komente kritikuese për propozimin e tij.

“Më vjen aq turp se jam nga Zimbabveja. Duke jetuar jashtë shtetit, jam takuar me mijëra britanikë, për të cilët mund të them se janë ‘idiotë’, por ky ‘tipi’ është më i keq se të gjithë ata bashkë”, ka shkruar Massimba Mussodza, një zimbabvian që jeton në Britani.

“A është e mundur që tridhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, të kemi deputetë të këtij soji, edhe pse jetojmë në një shtet me ndoshta popullatën më të arsimuar në Kontinentin e Afrikës? Jemi vërtet në telashe”, ka shkruar Chiranda Mikuru.

(d.b/Koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›