E Diel, 1 Nëntor 2026

Vera ndryshon ngjyrat e veshjeve


Tiranë, 5 gusht - Vera ka sjellë një tjetër modë edhe në Tiranë. Stilistët thonë se janë ngjyrat e ndezura që sundojnë në prodhimin e veshjeve për gra, ndërkohë që prerja ka rikthyer modën e viteve ‘80.

“Siç pritej, e dinim që kjo verë do të ishte e nxehtë me ngjyra. Vitet ‘80 janë rikthyer fuqishëm tashmë”, deklaron për TCH stilisti Ardi Asllani.

Sipas tij, veshjet e preferuara nga femrat shkojnë drejt një beli shumë të ngushtë, shpatullash të gjera dhe një gjoksi të dukshëm.

Ndërkohë që rrobabanjot (bikini), shton ai, po lëvizin drejt atyre me shkëlqim, me gurë të qëndisur dhe me bizhuteri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›