E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenerbahce, Aragones ne buze te gremines

Spanjolli Luis Aragones eshte ne rrezik pasi e ka lene kete jave me nje tjeter humbje qe rendon shume ne fillim sezonin e skuadres se Stambollit.

Mberriti ne Turqi me petkun e trajnerit kampion Europe por tashme rrezikon pankinen per shkak te rezultateve zhgenjyese me klubin e Fenerbahces.

Spanjolli Luis Aragones eshte ne rrezik pasi e ka lene kete jave me nje tjeter humbje qe rendon shume ne fillim sezonin e skuadres se Stambollit. Kete fundjave, Fenerbahce u mund 4-1 nga modestet e Kayserispor, duke u ndalur ne kuoten e 6 pikeve ne klasifikim, cka do te thote se objektivi i tiullit behet shume here me i veshtire, duke pare nisjen e deshtuar te kampionatit.

Forme e dobet eshte treguar edhe ne ndeshjet e Champions League, ku ne dy ndeshje, Fenerbahce ka koleksionuar vetem 1 pike pas barazimit pa gola ne Stamboll kunder Dinamos se Kievit. Sipas te dhenave te fundit, pushimi nga puna per Aragones, mund te njoftohet gjate oreve te ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›