E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia, rrezikon organizimin e Euro 2012

Rregullat janë të qarta, nëse nuk ka një federatë funksionale, Polonia nuk është në gjendje të organizojë kampionatin evropian të futbollit në vitin 2012.

Nëse Varshava brenda orës 12.00 të ditës së sotme nuk bie dakord me FIFA-n, vendi do të përjashtohet nga ndeshjet kualifikuese për Boterorin 2010 dhe për shkak të mungesës së një federate që të njihet nga organizatat ndërkombëtare, UEFA nuk mund të bëjë gjë tjetër vecse t'i heqë Polonisë, të drejtën për organizimin e evenimentit të 2012.

FIFA dhe UEFA duken shumë të vendosura në qendrimin e tyre.

"Nuk mund të pranohet që drejtues të Federatës të largohen nga detyra për motive politike pasi autonomia e sportit është thelbësore", thonë përfaqësues të organizmave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›