“Fenix” kap oficerin hajdut të ushtrisë
02/02/2009 Me maska e pistoleta, grupi 7-anëtarësh i grabitësve vepronte në Tiranë e Durrës
Policia u ka dokumentuar 10 vjedhje, sekuestrohet një arsenal armësh
TIRANE- Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup prej 7 personash, ku veprimtaria kriminale e tyre shtrihej në grabitjen e qytetarëve dhe bizneseve në kryeqytet dhe Durrës. Në radhët e të arrestuarve është emri i një nënoficeri të Policisë Ushtarake, që sipas burimeve zyrtare quhet Ismail Gjana. Sipas policisë së shtetit Gjana, duke përfituar nga pozicioni i tij, ka marrë pjesë në disa grabitje që janë kryer nga grupi kriminal, ku rasti i tij i fundit është ai i grabitjes së 1.2 milion lekëve të reja në fshatin Laknas të Tiranës. Duke qenë se 24-vjeçari Ismail Gjana ishte pjesë e strukturave të ushtrisë shqiptare, gjatë kësaj periudhe ai ka mundur të pajisë anëtarët e grupit kriminal me armë zjarri si pistoletë, antitank e të tjera, ku me anën e të cilave ata kryenin grabitjet dhe shkatërrimin e pronave private. Ndërkohë që mësohet se në prangat e policisë së Tiranës, kanë rënë edhe gjashtë anëtarët e tjerë të këtij grupi, të cilët janë Adnand Dauti, 22 vjeç, banues në Kukës, Pajtim Cahani, 24 vjeç, banues në Babrru, Ermal Dida, 24 vjeç, banues në Durrës, Behar Rexha, 18 vjeç, banues në Tiranë, Besmir Toçilla, 23 vjeç, banues në Kukës dhe Gazmir Shehu, 23 vjeç, banues në Kavajë.
Operacioni “Fenix”
Nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë qarku Kukës, pas një hetimi një mujor, u arrit dokumentimi ligjor i një sërë vjedhjesh me armë të realizuara në kryeqytet dhe Durrës, në kohë e vende të ndryshme. Lidhur me këtë proces hetimor policia e Tiranës ka vënë në zbatim operacionin e koduar me emrin “Fenix” ku në pranga ranë 7 personat e sipërcituar, midis tyre edhe një nënoficer i Policisë Ushtarake. Shtatë të arrestuarit e këtij operacioni kanë marrë pjesë në disa grabitje, të cilat tashmë janë dokumentuar nga polica dhe Prokuroria e Tiranës. Burimet thanë se janë plot 10 raste që të sipërcituarit i kanë kryer ato në rrafshin kohor të tre muajve tetor-nëntor-dhjetor të vitit të kaluar si dhe në ditët e para të fillim vitit. Rasti i fundit i veprimtarisë kriminale të këtij grupi, është dokumentuar në datën 10 janar 2009, ku grupi ka grabitur me dhunë familjen e Isuf Mantrangjit në fshatin Laknas. Ndërkohë që gjatë zhvillimit të operacionit, uniformat blu të kryeqytetit mundën të sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, 1 granat hedhës (Antitank), 4 automjete, 13 telefona celular, një televizor me ekran plazëm, një kompjuter laptop, si dhe mjete të tjera, të cilat ju kanë shërbyer autorëve për kryerjen e grabitjeve. Në deklarimet e tyre të dhëna para hetuesve, ata kanë deklaruar se paratë e grabitura i përdornin për një jetë më të mirë, duke i shpenzuar ato në pubet e natës, lojërat e fatit e të tjera. Shtatë të arrestuarit do të akuzohen për veprat penale si “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë”, “Vjedhje të pasurisë së tjetrit”, “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Grabitjet e kryera nga grupi
1. Grabitje minimarketi. 8 dhjetor 2008 në rrugën “Lord Bajron” Tiranë.
2. Grabitje marketi. 10 dhjetor 2008, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë
3. Grabitje marketi. 11 dhjetor 2008, në zonën e Bathores në Tiranë.
4. Vënie eksplozivi. 12 dhjetor 2008, në qytezën e Kamzës, Tiranë.
5. Grabitje personi. 19 dhjetor 2008, në fushën e aviocionit Tiranë
6. Grabitje marketi. 4 dhjetor 2009, në fushën e aviacionit Tiranë.
7. Grabitje në familje. 10 janar 2009, në fshatin Laknas të Tiranës.
8. Grabitje lokali. nëntor 2008 në rrugën e “Durrësit” në Laprakë.
9. Grabitje në Durrës. Gusht 2008, i marrin një kosovari 2000 euro.
Grabitje në familje. 08 janar 2009, vjedhjen me armë Rrushbull, Durrës.