“5 herojntë e Vigut” zhvendosen mes mbeturinave e tymit
Zhvendosja e monumentit “5 heronjtë e Vigut” nga qendra e Shkodrës në varrezat e dëshmorëve, e ka gjetur veprën mes mbeturinave inerte. Vendimi për zhvendosjen e monumentit për në periferi, u mor në shtator të 2008, nga Këshilli Bashkiak.
SHKODËR- Monumenti “5 heronjtë e Vigut”, i cili u zhvendos paraditen e së shtunës nga qendra e qytetit të Shkodrës drejt varreza të dëshmorëve tashmë ndodhet mes mbeturinave inerte dhe tymit të djegieve të tyre. Pavarësisht se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në shtator të vitit të kaluar u vendos që monumenti të zhvendosej vetëm kur të realizohej pastrimi total i mbeturinave, realiteti tregon se vendimi i marrë nuk është plotësuar.
Që prej vitit 1984 monumenti “5 heronjtë e Vigut” vepër e skulptorit të njohur Shaban Haderi ishte i pozicionuar pranë objekteve të tjera kulturore të qytetit si Radio Shkodra dhe Teatri Migjeni, ndërsa sot pas rreth 26 vitesh ndodhet i rrethuar nga inertet dhe tymi. (a.r/news24/balkanweb)