Trebinë dhe Arrëz, 9 banesa në rrezik shembjeje
02/02/2009 Specialistët u kërkojnë banorëve të largohen
KORÇË- Shtatë shtëpi në fshatin Trebinjë të rrethit Pogradec si dhe 2 shtëpi të tjera në fshatin Arrëz të rrethit Devoll ndodhen të rrezikuara nga fenomeni i rrëshqitjes së tokës. Aktualisht rreziku qëndron i frikshëm mbi kokën e 9 familjeve, ku nga dita në ditë gjendja rëndohet gjithnjë e më tepër. Nga burime zyrtare mësohet se familjet e fshatit Arrëz mbeten të rrezikuara nga shembja e një masivi shkëmbor, ku pranë këtij shkëmbi gjenden 2 familje, por kjo nuk do të thotë se nuk mbeten të rrezikuara edhe familje të tjera, të cilat mund të preken nga kjo shembje. Fshati Arrëz është një fshat që në të gjithë anët e tij është i rrethuar nga malet dhe masivet shkëmborë, pasi banesat janë vendosur përfund këtyre lartësive, çka do të thotë se nga shkëputja e masivit shkëmbor nuk do të jenë të rrezikuara vetëm dy familje. Ndërkaq në fshatin Trebinjë rreziku imediat mbetet nga rrëshqitja e mëtejshme e një toke bujqësore. Nga rrëshqitja e deritanishme në këtë fshat është shembur një shtëpi, ndërsa 7 banesat e tjera kanë pësuar plasje dhe cedime. Institucioni i prefektit dhe Këshilli i Qarkut Korçë kanë ngritur një grup pune të përbashkët me ekspertët përkatës, të cilët, ndërsa kanë verifikuar gjendjen në vend, kanë arritur në përfundimin se familjet duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi sipas ekspertëve në fjalë rrezikshmëria është e lartë. Mësohet gjithashtu se në largimin e tyre, familjet e rrezikuara do të kenë edhe mbështetjen e qeverisjes vendore.
V. Hasani