Roma heton trafikun e fëmijëve për transplant organesh
02/02/2009 S’ka të dhëna konkrete, hetimi nis nga një prokuror
ROMË- Pas një heshtjeje të gjatë, Prokuroria e Romës ka hapur një hetim mbi një trafik të mundshëm minorenësh nga Shqipëria drejt Italisë për të bërë transplantin ilegal të organeve. Lajmi mësohet nga Qendra e Studimeve sociale “Censis”, e cila ka bërë publik një raport të vitit të kaluar mbi trafikun e qenieve njerëzore, me qëllim trafik organesh. Sipas qendrës “Censis”, në Itali janë hapur disa hetime nga gjykata për disa raste shitjes minorësh, që dyshohet se janë të lidhura me trafikun ilegal të organeve, por këto hetime nuk çuan në zbulimin e provave konkrete. Në një nga rastet më të fundit që citohet nga kjo qendër është hetimi që doktor Adelki Ippolito i Prokurorisë së Romës ka hapur në Shqipëri. Hetimi ka të bëjë me dyshimet për një trafik të mundshëm minorenësh, që dyshohej se ishin transferuar ilegalisht në Greqi dhe në Itali jo vetëm si vende transit, por edhe si destinacione finale ku bëheshin transplantet. Mësohet se ky hetim është në një fazë të rëndësishme dhe hetuesit presin rezultate të rëndësishme. Por është ndryshe, saktëson qendra italiane e Studimeve Sociale, rasti i tregtisë ilegale të organeve.
Akuza
Qendra e Studimeve Sociale thotë se “Ka prova të ndryshme të transplanteve të marra nga shtetasit italianë në vendet ku është bërë dhurimi i organeve”. Në pjesën më të madhe të rasteve italianët kanë shkuar në Indi për të marrë një organ duke qenë se deri më 1994, në atë vend shitja e organeve ishte e ligjshme”. Për sa i përket rrjetit italian, kontrollet e parashikuara, mund të ofrojnë garanci të mjaftueshme për të penguar futjen e një organi me origjinë të paligjshme në rrjetin ligjor të transplanteve të mjekësisë publike, por “situata mund të jetë ndryshe në rastin në të cilin hipotizohet ekzistenca e një trafiku klandestin të zhvilluar në spitalet private, jozyrtarisht, në spitale të pajisura me aparatura të mira dhe që nuk dihet se ekzistojnë nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor italian”.
Fëmijë të trafikuar
Sipas statistikave të siguruara nga Interpoli, rezulton se rreth 6,075 fëmijë, viktima të tregtisë skllavërore ishin dërguar kontrabandë jashtë vendit. Pothuajse 4,000 prej tyre janë tani në Itali dhe 2,800 janë duke u shfrytëzuar për trafik droge, pedofili, lypje dhe forma të tjera pune. Ndërkohë, Save the Children, njoftoi se më shumë se 9,000 fëmijë janë trafikuar nga Shqipëria në Evropën Perëndimore. Kjo shifër përfaqëson 65 për qind të numrit të përgjithshëm të fëmijëve të trafikuar nga Evropa Lindore.
Klinika e transplanteve
Interpoli dispononte fakte se Apostolos Vavilis është kapoja i një rrjeti që merrte fëmijët nga Shqipëria dhe Rumania për të përfunduar në kirurgjitë e disa spitaleve të Amerikës Latinë. Vavilis, që mendohet të ketë grabitur milionat e kreditorëve shqiptarë, përmes marrëveshjeve me firmën piramidale “Vefa” dhe “Cenaj”, së fundi, sipas medias greke, rezulton të jetë ngatërruar dhe me trafikun e organeve të fëmijëve. Sipas gazetës greke “Avriani” ( E Nesërmja), Vavilis ka bashkëpunuar për vite me radhë me mafien shqiptare të organeve dhe ka qenë ura lidhëse e kësaj mafie me rrjetin ndërkombëtar të organeve të fëmijëve. Sipas gazetës, Interpoli prej kohësh kishte njoftuar palën greke.