E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenomeni Rezi i jep kryesimin Shkëndijës D.

Ndalen Teuta,  Skënderbeu dhe Elbasani, ndërsa Tirana nuk arrin të fitojë ndaj Laçit, që ka i luajtur 33 minutat e fundit të ndeshjes pa portier


Lamçja, një pikë Elbasanit

Vllaznia – Elbasani 2-2

Vllaznia: Currri, Beluli, Bashi, Bala, Ujkaj, Hepaj,  Ceka, Jubani, Ymeri, Markolaj, Mujeci. Trajner: I. Dibra

Elbasani: Gurra, Donald, Gjorga, Ozuni, Gjini, Kapja, Lleshi, Zogu, Broshka, Lamçja, Ferra. Trajner: A. Kila

Shënues: Ceka 28, Mujeci 65/Lamçja 35, 75

Gjyqtarë: E. Hamiti, E. Kurti, E. Muça (Lezhë)

Pas humbjes në Durrës të enjten, dje ka ardhur një tjetër rezultat zhgënjyes për 19-vjeçarët e Vllaznisë. Ata nuk kanë mundur dot të shkojnë më tepër se barazimi 2-2 në ndeshjen e luajtur në Shkodër ndaj Elbasanit. Kuqeblutë kanë kaluar dy herë në avantazh me anë të Cekës në minutën e 28-të dhe Mujecit në pjesën e dytë në miuntën e 65-të.

Në të dy rastet, ka shënuar Lamçja duke barazuar shtatë minuta pas golit të Cekës dhe dhjetë minuta pas golit të Mujecit, duke çuar shifrat në fillim 1-1 dhe përfundimisht në 2-2. Dy rezultatet e fundit tregojnë se Vllaznia e sivjetme nuk është më ajo e sezonit të kaluar, e për më tepër pa praninë e Tafës, Demës dhe Gurit që janë të grumbulluar me kombëtaren U-19, forca e këtij ekipi bie shumë.

Gjergj KOLA

Gjelaj u jep fitoren velipojakëve

Ada – Dinamo 3-2

Ada: Ruçi, Goxha, Hebovija, Bratoja, Agai, Pipa, Kopliku, Figurini, Celi, Dodaj, Gjelaj. Trajner: B. Bizi

Dinamo: Hoxha, Tujani, Luci, Turturlli, Selimaj, Matraku, Meta, Bozhanaj, Mjekaj, Lubonja, Çerpija. Trajner: D. Mehmeti

Shënues: Agai 33, Pipa 55, Gjelaj 82/ Lubonja 51, Mjekaj 77

Gjyqtarë; K. Prenga E. Çuni, E. Perloshi (Laç)

Takim shumë interesant ai i luajtur dje mes Adës dhe Dinamos. Kanë fituar 19-vjeçarët velipojakë me rezultatin 3-2 vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Goleadën e ndeshjes e ka inauguruar Agai e më pas ka barazuar Lubonja në pjesën e dytë. Dy gola të tjerë vijnë nga Pipa për vendasit dhe Mjekaj për dinamovitët.

Këta të fundit ia kanë dalë të barazojnë shifrat, derisa është mbërritur në minutën e 82-të, kur Gjelaj ka shënuar për Adën golin e tretë të ndeshjes dhe atë të fitores për Adën. Velipojakët edhe një herë tjetër tregon se në ndeshjet e rëndësishme janë një ekip që shfaqen mirë në fushën e lojës dhe kjo është meritë e trajnerit Brikeno Bizi, që arrin ti ingranojë siç duhet lojtarët për ndeshje të tilla.

Gjergj KOLA

Rezi, sërish i papërmbajtshëm

Shkëndija D – Shkumbini 4-3

Shkëndija D: Qypi, Baba, Barçi, Rezi, Muho, Gashi, Lusha, Tegu, Hoxha, Tataveshi, Hodo (u aktivizuan: Demalia, Halili, Lëngu). Trajner: A. Kërçova

Shkumbini: Demrozi, Vogli, Nexha, Hyka, Dervishi, Branica, Kasa, Magani, Lundraxhiu, Sulkja, Beqiri (u aktivizuan: Damarku, Hela). Trajner: Xh. Lundraxhiu

Shënues: Rezi 6, 10, 75, Demrozi 18(aut.) / Magani 40, Beqiri 45, Nexha 60

Karton i verdhë: Hela

Gjyqtarë: L. Hakaj, L. Ziu, D. Arapi (Tiranë)

Shkëndija e ka filluar pjesën e parë, duke ushtruar presion. Golashënuesi i tyre i talentuar, Ermir Rezi, ka shënuar sërish tripletë. Në pjesën e parë ka shënuar në minutat 6 dhe 10. Më pas në të 18-ën Demrozi, i detyruar nga presioni i vendasve, ka gabuar në goditje dhe e ka dërguar topin në rrjetën e tij.

Me një rezultat 3-0 në favor të saj, Shkëndija luan lirshëm, por mbrojtja është hapur disi dhe Shkumbini përfiton në të 40-ën, duke shënuar gol me anë të Maganit e më pas duke ngushtuar ndjeshëm shifrat me Beqirin, që shënon të dytin. Pjesa e dytë fillon me një lojë të ekuilibruar, ku Shkëndija kërkon me ngulm golin e qetësisë. Shkumbini surprizon miqtë, teksa në të 60-ën barazon rezultatin. Pas këtij goli miqtë mbrohen mire, por Shkëndija arrin që në të 75-ën me anë të Rezit të shënojë golin e fitores. Dorian AGOLLI

Flamurtari dominon ndaj Teutës

Flamurtari – Teuta 3-1

Flamurtari: Dergjini, Xhaferaj, Hysa, Kuçi, Nelaj (Shehaj 83), Ahmetaj (Hysi 10), Brozi, Stara, Azizi (Hoxha 80) Xhani, Qejvani. Trajner: A. Behari.

Teuta: Rexhepi, Kastrati, Rigo, Memini (Driza 73), Abazaj, Çyrbja, Troplini, Tepshi, Tashi, Murati (Peqini 46) Sina. Trajner: G. Begeja.

Shënues: Qejvani 30, Xhani70, Nelaj 77 / Tashi 83

Kartonë të verdhë: Stara, Kuçi, Qejvani / Memini, Sina

Gjyqtarë: E. Ruci, E. Bega. D. Vogli (Fier)

Të rinjtë e Flamutarit kanë koleksionuar fitoren e dytë radhazi në fushën e tyre, teksa dje e ka pasur radhën ekipi i Teutës për tu  mundur në Vlorë. Kuqezinjtë u shënojnë tre gola miqve. Të motivuar dhe nga goleada e një jave më parë, vlonjatët do të shpërthenin drejt portës së Teutës. Serinë e golave për Flamurtarin do ta hapte Qejvani në minutën e 36-të, 1-0.

Durrsakët përpiqen të barazojnë rezultatin me anë të Tashit e Sinës, por pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e vlonjatëve. Fraksioni i dytë i lojës do ta gjente Flamurtarin më agresiv dhe më insistues për gola të tjerë, kështu brenda shtatë minutash trefishojnë rezultatin. Në minutën e 70-të me Xhanin dhe në të 77-tën me Nelajn. Për miqtë është Tashi, i cili do të shkurtonte diferencën e golave në 3-1.

Kastriot BRAHIMI

Laçi ndal Tiranën pa portier

Tirana – Laçi 0-0

Tirana: Çali, Bogdani, F.Njebza, Berberi, Habibi, Cenaj, Leventi, Molla (Gjasula 52), Tarja (Hoxha 54), Taku, Gjeçi (Milushi 64)

Trajner: A. Kola

Laçi: Lika, Xhixha, Sela, Jahja, Bushi, Bardhi, Gjoka (Laska 75), Ndreca (Gjonaj 87), Hoti, Lama, Peploka (Zhuka 53)

Trajner: E. Syziu

Kartonë të verdhë: Leventi

Të kuq: Lika

Gjyqatrë: K. Lapa, L. Mema, I. Dyrmishi

Agustin Kola hedh në fushë 11 futbollistë ku  midis tyre kishte 2 pjestarë nga stoli i rezervave, pasi 2 kryesorë janë në grumbullim me kombëtarën  e moshave. Takimi nis i fortë me sulme dhe kundërsulme nga të dyja palët . Ata që sulmojnë më shumë janë kryeqytetasit, që ndeshin me një mbrojtje të blinduar dhe me një portier në formë të shkëlqyer. Në minutën e 57-të portieri Lika ndëshkohet me karton të kuq për prekje të topit me dorë jashtë zone dhe e lë Laçin me dhjetë lojtarë në lojë gjithashtu pa portier, sepse laçianët nuk kishin portier të dytë. Edhe pse në një gjendje të tillë, Laçi arrin të marrë një barazim në kryeqytet midis vështirësive që ka në përbërje të skuadrës. Ndërsa Tirana vijon ende të konfirmojë një gjendje jo të mirë.

Erjon HAMITAJ

 

Kamza dështon në shtëpi

Kamza – Luzhnja 2-4

Kamza: Gjokmeli, Sirigji, Osmani, Klosi, Koleci, Lala (Doku 55), Ferati, Selima, Mehmeti, Koldashi, Karrosi (Loka 67). Trajner: Fatmir Tare.

Lushnja: Harremi, Mane (Shima 9), Sharka, Orhani, Mema, Qose, Hatija, Bakiasi, Kerçi, Cepa, Kurteshi. Trajner: Saimir Malko.

Gjyqtarë: A. Bame, R. Hoxha,  E. Mustafa (Tiranë)

Shënues: Cepa 8, Koleci 38, Bakiasi 52, Mehmeti 68, Kurteshi 74, Shima 76

Kartona të verdhë: Ferati (2) / Qose, Shima

Karton i kuq: Ferati

Që në minutën e 8-të miqtë shënojnë me anë të Çepës. Megjithatë, dy sulmuesit kamzalinj, Karrosi e Mehmeti, kanë mundur të krijonë disa situata të vështira në mbrojtjen mike, e në njërën prej tyre kanë fituar një 11-metërsh, të cilin e ka kthyer në gol Koleci. Me rezultatin e barabartë 1-1 mbyllet pjesa e parë. Pas pushimit, miqtë kalojnë përsëri në avantazh.

Kerci kalon në gjysmëfushën e kamzalinjve, jep një pasim për Bakiasin, që shënon, 2-1. Në minutën e 65-të, kamzalinjtë detyrohen të luajnë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›