E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus mund Milanin merr kreun

JUVE-MILANMe dy gola te Markisio ne minutat e fundit Juventus mori tre pike te jashtezakonshme ndaj kampioneve ne fuqi te Milanit ne supersfiden e vlefshme per javen e 6 te kampionatit italian.

Ne Juventus Stadium bardhezinjte fituan me rezultatin 2-0 duke rrembyer vendin e pare ne klasifikimin e pergjithshem te serise A se bashku me Udinezen ne kuoten e 11 pikeve. Nje pjese e pare qe foli per vendasit nen nje ritem te larte duke prekur edhe shtyllen me Vucinic ne minuten e 36 te perballe kuqezinjve ne mbrojtje dhe sforco te madhe per te dale ne kundersulm. Edhe pjesen e dyte skuadra e Antonio Kontes e filloi me deshiren per te zhbllokuar shifrat por goli i pare erdhi vetem ne minuten e 87 pas nje aksioni mes Vucinic dhe Markisio. Ky i fundit ne minuten e 93 do te shenonte edhe golin e nokautit pas nje gafe te portierit Abiati duke vulosur shifrat perfundimtare 2-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›