Grupi B: Partizani fiton të parën, udhëheq Përmeti me pikë të plota
Të kuqtë kanë mundur minimalisht bilishtarët. Turbina mposht Naftëtarin, ndërsa Memaliaj fiton derbin me Tepelenën, ku nuk mungojnë sherret midis tifozëve
Rezultatet e javës së dytë
DOMOSDOVA SOPOTI 1-1
DELVINA PERMETI 1-3
TURBINA NAFTETARI 1-0
KELCYRA ALBPETROL 1-1
PARTIZANI – BILISHT SPORT 1-0
MEMALIAJ – TEPELENA 2-1
Renditja
1.Përmeti 6 2 0 0 6-1
2.Sopoti 4 1 1 0 2-1
3.Turbina 4 1 1 0 2-1
4.Bilisht S. 3 1 0 1 3-1
5.Memaliaj 3 1 0 0 2-1
6.Partizani 3 1 0 0 1-0
7.Delvina 3 1 0 1 3-4
8.Albpetrol 2 0 2 0 2-2
9.Domosdova 1 0 1 1 1-4
10.Këlcyra 1 0 1 1 1-4
11.Tepelena 0 0 0 2 1-3
12.Naftëtari 0 0 0 2 1-3
JAVA 3 (09.10.2011)
ALBPETROL – PARTIZANI
NAFTETARI KELCYRA
PERMETI CERRIKU
SOPOTI DELVINA
TEPELENA DOMOZDOVA
BILISHT SPORT – MEMALIAJ
Partizani e nis me fitore pjesëmarrjen në kategorinë e dytë
Nga Ilir Cara
Partizani Bilisht Sport 1-0
Shënues: Miska 85
Partizani: Nasufi, Çullhaj, Bozha, Miska, Bërdaj, Alcani (Gega 80), Batha, Shkëmbi (Gjoka 65), Lleshi, Arifaj (Sokoli 46), Bleta. Trajner: N.Bajko.
Bilisht Sport: Xhelollari, Pere, Maneshi, Avxhia, Tirana, Pino, Pojani (Ruçi 56), Zylyftari, Xhoga (Marku 70), Ahmetlli. Trajner: T.Meraku.
Gjyqtarë: B.Kaimi, A.Nase, F.Maçi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Miska, Xhelollari, Xhoga, Ahmetlli
Partizani e ka nisur me fitore kampionatin e kategorisë e dytë, duke mposhtur Bilisht Sportin në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamzë. 1-0 kanë fituar të kuqtë, të cilët kanë triumfuar në betejën e të rënëve nga kategoria e pare. Ata e kanë dominuar totalisht takimin, që u luajt thuajse me një portë, me një Partizan që kërkonte golin, ndërsa miqtë më shumë mendonin për mbrojtjen. Në minutën e 14-të, lojtari më me shumë eksperiencë në fushë, kapiten i Partizanit, Alert Alcani, pengohet në zonën bilishtare dhe gjyqtari Kaimi akordon 11-metërsh.
Ekzekutimin e tij e merr përsipër Lleshi, gjuajtja e të cilit grushtohet bukur nga Xhelollari. Të kuqtë e përqendrojnë lojën për minuta të tëra në mesfushën mike, por u mungon harmonizimi dhe idetë për të shkuar te goli. Edhe pjesa e dytë ka të njëjtën pamje, me një Partizan të vendosur për të fituar.
Goli 3-pikësh vjen në minutën e 85-të, kur nga një goditje standarde, prirtas nga e djathta, Miska e lëshon topin në zonën e Bilishtit, ku askush nuk e prek dhe rrjetë. Ndonëse luhej në një ambient që nuk ofron kushte për tifozërinë, ultrasit e kuq nuk kanë munguar. Për 90 minuta rreth 300-400 vetë e kanë mbështetur fushqishëm ekipin. Për stafin e kuq e rëndësishme është marrja e tripikëshit, ndërsa për lojën mbetet shumë për të bërë.
Memaliaj kthehet suksesshëm, triumfon në derbi
Nga Roland Suli
Memaliaj Tepelena 2-1
Shënues: Bilaj 20, Qorri 85 (autogol) / Gaba 88
Memaliaj: Merdani, Muçi, Duraj, Metko, Gega, Alushi, Bilaj, Jaupi (Çaushi 86), Hima (Llace 75), Tata, Mitre (Mirani 65). Trajner: A.Zhupa.
Tepelena: Bifsha, Saka (Qorri 75), Skënderi, Abazi, Iliadhi (Ruçi 65), Gaba, Brahimi, Xhafa, Muho (Kasneci 86), Çobo, Çunaj. Trajner: I.Selimi.
Gjyqtarë: H.Llapra, R. Malaj, E.Rapi (Vlorë)
Shënues: Bilaj 20, Qorri 85 (autogol) / Gaba 88
Kartonë të verdhë: Jaupi, Gaba, Bilaj, Kasneci
Memaliaj i është rikthyer aktivitetit me derbin me Tepelenën, para të cilit është zhvilluar një ceremoni festive dhe shkelmimin simbolik të topit e ka bërë veterani Novruz Çibuku. Loja është e fortë që në start, e pasur me raste shënimi për të dy ekipet. Të parët rrezikojnë tepelenasit me anë të Muhos, por pa rezultat. Memaliaj nis të organizohet dhe në minutën e 20-të konkretizon përpjekjet e tij me golin e Bilajt, pas një kombinimi me Alushin.
Fundi i pjesës së parë është i ashpër, ndërkohë që pjesa e dytë nis me mirë për miqtë. Ata i afrohen golit me Çobon, Xhafën dhe Gabën, por asnjëri nuk është i saktë. Memaliaj mbrohet mirë dhe kundërsulmon me Tatën. Në minutën e 85-të ai i shpëton mbulimit të mbrojtjes, kalon edhe portierin Bifsha dhe lëshon një parabël, ku Qorri, në përpjekje për ta larguar topin, e çon në rrjetë, duke shkaktuar autogol.
Tepelena shënon golin e nderit me Gabën 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Memaliaj e ruan rezultatin dhe merr fitoren e parë, ndërkohë që ka për të luajtur edhe ndeshjen me Partizanin.
Hajdari ngrin festën e Domosdovës, barazon në fund
Nga Sokol Belba
Domosdova Sopoti 1-1
Shënues: Duka 75′ (11-metërsh) / Hajdari 89′
Domosdova: Asamemi, Rira, K.Lleshi, Kreka, Shuli, Allko (Bozha 75′), A.Lleshi, Duka, Llojku, Skura (Telollari 83′), Nezha (Çaushi 46′). Trajner: L.Rira.
Sopoti: Bërdufi, Bahiti, Hoxha, Alliu, Karaj, Doleqi, Roçi, Koçi (Mana 83′), Kënga (Rrumbullaku 59′), Hajdari, Suli (Çela 81′). Trajner: B.Kola.
Gjyqtarë: E.Demiraj, A.Mema, K.Jashallari (Pogradec)
Kartonë të verdhë: K.Lleshi, Doleqi, Roçi, Bozha
Është mbyllur në barazim 1-1 derbi midis Domosdovës dhe Sopotit. Kjo ndeshje ka pasur gjithçka brenda saj, por në fund ekipet kanë ndarë nga një pikë, ku më të kënaqur kanë mbetur miqtë nga Librazhdi. Domosdova sheh që në fillim drejt portës së Bërdufit, por pa arritur të finalizojnë me sukses, sepse Sopoti luan mirë në mbrojtje. Me gjithë rastet e pakta, duhet theksuar se në pjesën e parë të dy portierët kanë qenë në lartësinë e duhur.
Pjesa e dytë nis mirë për Domosdovën, që sulmon më shumë, por duhej të vinte minuta e 75-të që ajo ta zhbllokonte rezultatin. Skura hyn në zonë dhe pengohet në mënyrë të aprregullt, Për kryesorin Demiraj është 11-metërsh, ndërsa miqtë kontestojnë, duke pretenduar se faulli ishte jashtë zone. Gjuan Duka dhe dhe 1-0, por minuta e parafundit është fatale për Domosdovën. Hajdari u ngrin buzëqeshjen në buzë vendësve, duke shënuar golin e barazimit me një goditje dënimi nga rreth 35 metra. Nuk ka më kohë për reagim dhe Domosdova kënaqet me një pikë në ndeshjen e parë në shtëpi.
Turbina i falet Duros në sfidën me Naftëtarin
Nga Artan Paja
Turbina Naftëtari 1-0
Shënues: Duro 79′
Turbina: Gjergji, Zeneli, Miraka, Koçi, Rrapushi, Xhelili (Duro 72), Isaraj, Korkuti (Kamami 6), Xhafa (Allkja 80), Metaj, Basriu. Trajner: E.Belshi.
Naftëtari: Mema, Meta, Kajo, Baku, Gucaj, Koxhaj (Kokrveshi 77), Memishaj (Dashi 70), Balluku, Koni, Avdo, Mollaj (Zylyftari 61). Ttrajner: B.Fraholli.
Gjyqtarë: Sh.Guçe,