Grupi A: Luzi bind edhe javën e dytë, reagon Tërbuni
Tjetër fitore e bukur për Luzin 2008, ndërsa pukjanët kanë marrë fitoren e parë në fushën e Pashtrikut. Nuk luhet Fieri-Sukthi
Rezultatet e javës së dytë
FIERI SUKTHI (Nuk u zhvillua)
KORABI EGNATIA 0-0
VELEÇIKU - OLIMPIK 0-0
PASHTRIKU – TERBUNI 0-3
LUZI 2008 ERZENI 3-1
Renditja
1.Luzi 2008 6 2 0 0 7-3
2.Tërbuni 4 1 1 0 4-1
3.Olimpiku 4 1 1 0 2-1
4.Sukthi 3 1 0 0 1-0
5.Erzeni 3 1 0 1 3-4
6.Veleçiku 2 0 2 0 1-1
7.Egnatia 1 0 1 1 0-1
8.Korabi 1 0 1 1 1-2
9.Pashtriku 0 0 0 2 1-5
10.Fieri 0 0 0 1 2-4
JAVA 3 (09.10.2011)
ERZENI – FIERI
TERBUNI – LUZI 2008
OLIMPIK – PASHTRIKU
EGNATIA – VELEÇIKU
SUKTHI KORABI
Tërbuni mposht me lojë dhe gola modestët e Hasit
Nga Bashkim SHALA
Pashtriku Tërbuni 0-3
Shënues: Basriu 20, Fuçia 32, Udeke 84
Pashtriku: Laknori, Poga, Gradica, Brasha, Mariqi, Omuri, Kamberi, Xhebexhia (Cahani 49), A.Sheta, E.Sheta (Sadria 64), Bardhoshi. Trajner: K.Peka.
Tërbuni: Çitozi, Bektoviç, Shala, Aliu, Mone, Basriu, Udeke, Bega, Çoba, Fuçia (Arifaj 84), Kurtaj. Trajner: G.Stojku.
Gjyqtarë: O.Sokoli, E.Potomi, A.Bixhi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Fuçia, Çoba, Basriu, Mariqi
Tërbuni ka mposhtur në të gjitha drejtimet ekipin modest të Pashtrikut, debutues në kategorinë e dytë. Ndeshja është zhvilluar në fushën sportive të Kukësit, në prani të qindra sportdashësve të ardhur nga Hasi. Furinë e sulmeve të Tërbunit hasjanët e kanë përballuar vetëm 20 minuta, sepse në këtë moment Basriu ka shënuar golin e parë, pas një gjuajtjeje rrafsh me tokën.
Në minutën e 28-të, Poga vë në provë portierin Çitozi me një gjuajtje nga 25 metra dhe topi grushtohet me vështirësi nga portieri pukjan, Tërbuni dyfishon rezultatin në të 32-ën, pas një gjuajtjeje me kokë të Fuçisë brenda zonës. Poga i Pashtrikut e rrezikon sërish portën mike, duke ekzekutuar një goditje dënimi, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
Në minutat e mbetura rrezikojnë Mariqi për vendësit dhe Fuçia për miqtë. Edhe pjesa e dytë flet për pukjanët, por këta të fundit nuk kanë shënuar më shumë se një gol, ku afrikani Udeke, i pambuluar nga mbrojtja e Pashtrikut, ka realizuar 6 minuta para fundit. Në fund Kurtaj mund të shënonte golin e katërt për pukjanët, por ka gjuajtur jashtë me portën e boshatisur. Kështu, i gjithë takimi ka përfunduar 0-3.
Luzi shkëlqen edhe në ndeshjen e dytë, tre gola Erzenit
Nga Erjon HAMITAJ
LUZI 2008 ERZENI 3-1
Shënues: Bl.Lena 21, Gega 34, Shkoza 54 / Troplini 60
Luzi 2008: Miraka, Lusha, Suta, Kapo, Melani, Allushi (65 Bareti), Gega, Dekavelli (73 Dahriu), Bl.Lena ( 86 Br.Lena), Shkoza, Droboniku. Trajner: L. Lusha
Erzeni: Haxhi, Sharko ( 68 Xhenari), Molla, Kuci, Bajrami, Troplini, Arapi, Bllaca, Halili, Shera, Jazexhi (57 Takaci). Trajner: F. Dollaku
Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, Sh.Ziri (Fushë Krujë)
Luzi arrin të marrë edhe një fitore tjetër në javën e dytë të kampionatit të kategorisë së dytë, duke u pozicionuar në vendin e parë me pikë të plota. Loja ka nisur e bukur dhe me sulme të shpejta nga vendasit, që kanë gjetur golin e parë në minutën e 21-të, ku Bl.Lena iu shkëput mbrojtjes dhe shënoi golin e parë.
Më pas janë sërish djemtë e Luzit që kërkojnë me ngulm një gol të dytë për të vulosur fitoren sa më shpejt. Është Gega i ndihmuar nga shokët e skudrës dhe shënon golin e dytë, kur gjendet përballë portierit shijakas, Haxhi. Me kaq mbyllet dhe pjesa e pare, që e dërgon në dhomat e zhveshjes Luzin si triumfues. Në fraksionin e dytë të takimit janë përsëri të besuarit e teknikut Lusha që kërkojnë të shënojnë.
Sulmuesi Shkoza arrin të fitojë një top në brendësi të zonës dhe shënon golin e tretë për skuadrën e tij dhe këtu duket se vuloset fati i takimit. Miqtë mobilizohen dhe krijojnë raste të pastra për shënim, por çasti i golit është në minutën e 60-të, kur Troplini gjuan përballë portierit Miraka dhe shënon golin e ngushtimit të rezultatit. U duk se skuadra mike do të shënonte më shumë, por kjo mbeti me kaq, pasi vendasit nuk lejuan më hapa falsë.
Veleçiku i pafat, 3 shtylla dhe asnjë gol me Olimpikun
Nga Gjergj Kola
Veleçiku Olimpiku 0-0
Veleçiku: Dozaj, Kukaj, Cokaj, Lami, Banushi, Zymeri (Pepaj 46), Miculi (Rajçeviç 80), Grimci, Lika, Osmani, Colaj (Toska 63). Trajner: B.Duli.
Olimpiku: Duqi, Rexha, K.Fuçia, Iba, E.Rrapo (Llleshi 85), D.Rrapo, E.Fuçia (Meta 89), Londo, Bitri (Lama 46). Trajner: N.Çoçlli.
Gjyqtarë: A.Koçi, E.Vela, H.Hysaj (Durrës)
Kartonë të verdhë: Bitri, K.Fuçia, Lami, Zymeri, Lika
Pas atij barazimi në Pukë me Tërbunin pretendent, pritej që Veleçiku të fitonte bindshëm në fushën e tij me Olimpikun, por në fakt ky ekip nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë, sepse në 90 minuta nuk është shënuar asnjë gol. Por duhet theksuar se koplikasit kanë qenë të pafat në këtë ndeshje, pasi vetëm gjatë 45 minutave të para ata kanë rrahur tri herë shtyllën e portës së Olimpikut.
Edhe pjesa e dytë ka folur thuajse e gjitha për Veleçikun, por në asnjë rast futbollistët e tij nuk mundën ta dërgonin topin në rrjetë. Edhe ndërhyrjet nga stolit të trajenrit Duli nuk kanë dhënë rezultat, kështu që veleçikasit janë detyruar të kënaqen me një pikë në fund të këtij takimi. Nga ana tjetër, miqtë nuk kanë rrezikuar seriozisht në portën e Veleçikut, por, duke pasur edhe fatin me vete, janë larguar me një barazim nga kjo transfertë. Veleçiku ndodhet në kuotën e 2 pikëve pas dy javësh, kurse Olimpiku i trajnerit Çoçlli ka marrë 4 pikë në këto dy javë.
Korabi zhgënjen para tifozëve të vetë
Nga Fatmir Zhuzhi
KORABI EGNATIA 0-0
Korabi: Islamaj, B.Doçi, Ndreka (Halili 87), I.Doçi, Sinani, Alimani (Ibro 71), Adili, Merdini, Kacnia, Gjana, Brahasani (Vojka 75). Trajner: S. Muho.
Egnatia: Memolla, Sharka (Hasalliu 51), Çemeri, Dudi (Dauti 73), Leka, Veliu, Abazi, Rroçi, Lapi, Kasa (Mahmuti 61), Pipa. Trajner: S. Gosa.
Gjyqtarë: D.Dikollari, B.Berjolla, A.Shkreta (Tiranë)
Vetëm një pikë ka arritur të marrë në ndeshjen e parë para tifozëve të tij për këtë kampionat ekipi i Korabit, që ka barazuar pa gola me Egnatian. Dibranët kanë humbur kështu një mundësi të mirë për të marrë fitoren. Ata e kanë nisur mirë ndeshjen, duke sulmuar vazhdimisht drejt portës së rrogozhinasve, por Brahasani dhe Gjana nuk kanë mundur ta gje