Fenomeni Ronaldo rikthehet sërish tek goli (video)
Fenomeni Ronaldo është rikthyer sërish tek goli në ndeshjen e fundit të Korinthiasit me rivalët historikë, Palmeirasin, e cila përfundoi 1-1. Roni i dhuroi barazimin skuadrës së tij me golin e shënuar me kokë në minutat shtesë të takimit. Fenomeni u fut në fushën e lojës në minutën e 64-t, duke ngritur në këmbë gjithë stadiumin, i cili brohoriste në kor emrin e tij.
Menjëherë pas shënimit të golit Roni nuk nguroi të ngjitej tek hekurat e stadiumit për të përshëndetur tifozët e Korinthiasit. Përpara se të shënonte, Ronaldo arriti të godiste edhe një traversë. Me golin e shënuar Ronaldo i tregon edhe një herë opinionit se nuk e ka harruar nuhatjen që ka për portën. Kjo ishte ndeshja e dytë e Ronaldos pas debutimit javën e shkuar për Kupën e Brazilit.