Kupa UEFA: Anorthosis i Beqaj "peshkon" rumunët e Kluj

Potieri i skuadrës qipriote, Anorthosis Famagusta dhe i Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, do të vazhdojë aventurën në turin e dytë të Kupës UEFA pas eliminimit në raundin e parë të ekipit maqedonas Vardari i Shkupit (dy fitore 1-0). Beqaj e ruajti të paprekur portën duke qenë edhe një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës qipriote. Në turin e dytë klubi qipriot do të përballet me rumunët e Kluj, që marrin pjesë për herë të parë në Kupën UEFA, ndërkohë që Anorthosis ka zhvilluar 32 ndeshje ndërkombëtare. Kluj vjen direkt në turin e dytë.