Kupa UEFA: Ried i Salihit kundër Sionit

Për të dytin vit rresht SV Ried do të përballet në turin e dytë të Kupës UEFA me skuadrën zvicerane, Sion, por kësaj radhe falë aftësisë së lindur për gol të një shqiptari. Hamdi Salihi, sulmuesi i nënkampionëve të Austrisë, SV Ried, ishte njeriu përcacaktues i vazhdimit të aventurës së klubit austriak në turin e dytë të Kupës UEFA. Dy golat e tij në dy ndeshje kundër arzerbajxhanëve të Nefktit sollën edhe kualifikimin e vështirë të Riedit. Formacioni i Helmut Kraft fitoi 3-1 ndeshjen e parë në shtëpi (shkodrani shënoi golin e tretë) dhe humbi 1-2 takimin e kthimit në transfertë, ku golin e vetëm për austriakët realizoi Salihi (me kokë) pesë minuta përpara përfundimit të takimit.
SV Ried do të presë në shtëpi Sionin, më 16 gusht, ndërsa takimi i kthimit në Zvicër do të luhet më 30 gusht. Në grupin e Sionit luan edhe futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane, mesfushori 17-vjecar Florina Berisha.