Ferati: Serbët nuk bashkëpunojnë me institucionet
Sipas ministrit Ferati, zgjedhjet për këto dy komuna do të mbahen më vonë, ndërsa zgjedhjet e rregullta ta parapara për 15 nëntor, do të mbahen për tri komuna të reja serbe, ku bashkëpunimi I serbëve nuk ka munguar. Ministri Ferati ka vlerësuar se serbët janë të përçarë rreth procesit të decentralizimit, e sidomos në veri të Mitrovicës, për shkak të ndikimit të Beogradit.
Autoritetet në Beograd, përfshirë presidentin serb Boris tadiq, u kanë bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet vendore. Beogradi thotë se ende nuk janë krijuar kushtet e duhura për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet kosovare.