E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu ofron mbështetjen për Rehabilitimin e Viktimave

Dr. Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e QKRMT, e njoftoi Presidentin Sejdiu me punën e kësaj qendre, e cila ka për qëllim ngritjen e mirëqenies psiko-sociale të viktimave të torturës nëpërmjet rehabilitimit, riintegrimit dhe risocializimit. QKRMT, e cila ka filluar ofrimin e shërbimeve të saj që nga mbarimi i luftës në Kosovë, gjatë këtyre dhjetë viteve të veprimtarisë ka afruar shërbime për viktimat e torturës së luftës dhe të familjarëve të tyre, duke synuar ngritjen e kualitetit të jetës së tyre nëpërmjet sigurimit të tretmanit të vazhdueshëm profesional psiko-social dhe psikologjik.

QKRMT, po ashtu, mbledh informacione, dokumente dhe materiale që kanë të bëjnë me torturën dhe të mbijetuarit e torturës, me synim që të nxisë aktivitetet që sigurojnë mbrojtje ligjore të këtyre viktimave.

Duke e vlerësuar lart kontributin që ka dhënë QKRMT gjatë këtyre dhjetë vjetëve të veprimtarisë së vet, Presidenti Sejdiu ofroi mbështetjen e vazhdueshme për veprimtarinë e kësaj qendre në sigurimin e  ndihmës profesionale për të gjithë ata që vuajnë pasojat e torturës dhe traumave të luftës në Kosovë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›