Ferati: Serbët s’kanë arsye të bojkotojnë zgjedhjet
Ministri i pushtetit lokal Sadri Ferati tha sot se serbët duhet të dalin në zgjedhjet e vjeshtës dhe përmes tyre të përfitojnë edhe nga decentralizimi. Decentralizimi është një proces dhe nuk mund të pritet gjë deri në vjeshtë kur edhe do të mbahen zgjedhjet. Nga ana tjetër, KQZ-ja bën të ditur se 6 parti serbe kanë aplikuar për t’u certifikuar për zgjedhjet e vjeshtës. Serbët e Kosovës nuk kanë arsye të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, thotë ministri i pushtetit lokal Sadri Ferati, duke shpjeguar përfitimet që mund të kenë ata në qoftë se marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Ministri Ferati, veçon procesin e decentralizimit në kuadër të të cilit janë dy komponentë kryesorë: bartjen e kompetencave nga niveli qendror tek ai lokal dhe zbatimi i planit për komunat e reja.
“Pra, është mundësia e tyre që të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin strukturat komunale dhe ajo është decentralizimi. Nuk kanë pse të kushtëzojnë, ata vetëm duhet të dalin të shprehin vullnetin e tyre politik. Pra ata duhet të dalin në zgjedhje dhe është e mundshme pastaj implementimi i decentralizimit dhe implementimi i komunave të reja dhe implementimi i kompetencave të reja”, ka thënë ministri Ferati.
Liderë serbë në Kosovë dhe në Beograd vazhdimisht po iu bëjnë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të mos dalin në zgjedhje, duke e kushtëzuar këtë pjesëmarrjen me zbatimin e decentralizimit. Ministri Ferati tha se nuk bën të ndërlidhen dhe të kushtëzohen këto dy çështje.
“Unë nuk e kuptoj çka nënkuptojnë disa qarqe me deklarata e kushtëzimit të decentralizimit, sepse mundësia e themelimit të komunave të reja lidhet me ligjin për kufijtë administrativ dhe me ligjin për vetëqeverisje lokale. Ndërsa procesi i decentralizimit është një proces që vazhdon edhe para dhe pas zgjedhjeve. Nuk duhet të lidhet procesi i decentralizimit vetëm me ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Por mundësia e tyre që të kenë komuna, që të kenë integrim, mund të ndodhë edhe me 15 nëntor”, thekson Ferati.
Ministri për punë dhe çështje sociale në Kosovë, Nenad Rashiq, ka deklaruar se Partia Liberale e Pavarur e tij, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë më 15 nëntor, nëse nuk realizohet decentralizimi, sipas planit të Martti Ahtisaarit.
Nga ana tjetër, KQZ thotë se deri tani kanë aplikuar 6 subjekte politike serbe për zgjedhjet e vjeshtës, përfshirë edhe partitë e z. Rashiç. Procesi i aplikimit në KQZ tashmë ka përfunduar. Kurse afati përfundimtar për t’u certifikuar përfundon më 15 shtator, pra 60 ditë para datës së zgjedhjeve. (rtk/start)