E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferati: Zgjedhjet për veriun në pranverë

Prishtinë, 23 gusht - Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka thënë se zgjedhjet për komunën e Mitrovicës Veriore me shumicë serbe mund të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm.
Në një intervistë për BBC-në ai ka shfaqur besimin se, pas mendimit të GJND-së në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që zhvillon punimet në shtator, serbët e veriut do të kuptojnë se çështja e statusit është e mbyllur.

Kjo sipas tij, do të krijojë mundësinë për të bërë më shumë përparime në sundimin e ligjit në veri, me çka do të krijoheshin kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe formimin e komunës së re.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›