E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Veriu i Kosovës, sfida më e madhe

Prishtinë, 23 gusht - Komandanti në largim i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, ka deklaruar se veriu i Kosovës edhe më tej mbetet "sfida më e madhe", raporton REL.

Bentler ka thënë se situata në Kosovë është kryesisht e qetë, por në veri nuk është stabile në masën sa do të dëshironte KFOR-i.

"Mendoj se kjo është sfida kryesore dhe më e madhe që ka mbetur, prandaj janë të arsyeshme përpjekjet dhe përqëndrimi ynë në veri. Mundësia për trazira atje është më e madhe, dhe ne gjithmonë kemi premtuar se jemi këtu për të siguruar ambient të qetë për të gjithë qytetarët dhe bashkësitë në Kosovë", ka thënë Bentler.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›